Dëmtimi i Calhanoglu krijon panik tek Inter, humbet ndeshjen ndaj Roma dhe ndikon te kontrata e re
Situata me mesfushorin turk Hakan Calhanoglu nuk duket shumë e mirë. Lojtari priste të zbriste në fushë kundër Udinese të hënën në kampionat, si zakonisht, për të drejtuar lojën në mesfushë. Në fund, mesfushori turk nuk u përfshi as në stol dje. Sot ai iu nënshtrua analizave për një diagnozë më të detajuar të problemit, i cili deri më tani është klasifikuar si lodhje e muskujve aduktorë. Nuk ka vend për alarm, pasi vendimi për ta lënë jashtë formacionit u mor për masa paraprake. Megjithatë, pjesëmarrja e tij në ndeshjen e së shtunës kundër Roma është vendosur, ai nuk do të luajë. Kjo është pengesa e parë reale pas një fillimi të shkëlqyer të sezonit, gjatë të cilit “Calha” shënoi gola si ndaj Monza ashtu...
Burimi:
telesport.al