Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Demokratët ‘luftë’ në Durrës, rinumërimi ngushton diferencën Kalaja–Ndoja
Sot ka nisur procesi i rinumërimit të votave në qarkun Durrës. Deri më tani janë numëruar 86 nga 290 kuti brenda vendit, ndërsa pritet të rinumërohen edhe 85 kuti që i përkasin diasporës. Në këtë qark, beteja bëhet brenda PD, mes kandidatit Aulon Kalaja dhe Arjan Ndojës. Ish-prokurori fitoi me një diferencë prej 1047 votash në numërimin fillestar. Nga këto kuti të rinumëruara, rezulton se Ndoja ka 51 vota të padrejta, ndërsa Kalasë i shtohen 5 vota. Ndërsa në PS deri më tani 37 vota i janë hequr Erjon Xhilit, kurse 35 vota Arkend Ballës. Aulon Kalaja kërkoi rinumërim votash...