Demo pas protestës së dhunshme: Hetim për financuesit dhe nxitësit, në lupën e drejtësisë organizimi i akteve të dhunës
Ministri i Brendshëm, Ervin Demo, ka reaguar për protestën e një dite më parë në Tiranë, duke dënuar dhunën ndaj Policisë, institucioneve dhe pronës private, por duke theksuar njëkohësisht se çdo pretendim për përdorim të paligjshëm apo joproporcional të forcës nga efektivët duhet të hetohet. Demo tha se përgjegjësia nuk duhet të kërkohet vetëm te autorët e drejtpërdrejtë të akteve të dhunshme, por se organet kompetente duhet të hetojnë edhe çdo dyshim për organizim, financim apo nxitje të tyre, përfshirë përfshirjen e mundshme të strukturave politike apo grupimeve ekstremiste. Ai iu referua edhe rastit të të riut të dëmtuar në sy dhe pezullimit të një punonjësi policie, duke deklaruar se “ligji është i njëjtë për të gjithë, edhe për ata që mbajnë uniformën e Policisë...
Burimi:
javanews.al