Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Dëmet nga zjarret në vend/ Ministrat Hoxha dhe Vengu: Qeveria do të ofrojë paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë dhe banesave
Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse për dëmet e shkaktuara në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera që kanë lindur si pasojë e vatrave të zjarrit. Kështu u shprehën Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj si dhe kreu i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile Haki Çak, gjatë takimit që zhvilluan për masat e marra dhe mobilizimin e strukturave përkatëse për menaxhimin e situatës së zjarreve në vend. Po ashtu, ministrat prezantuan një plan masash për reagimin e shpejtë në rast zjarresh. Këtu përfshihen ndërtimi i...