
Dëme të mëdha nga breshri në Lushnjë, 160 hektarë me pjeshkë të dëmtuara
👁5329
Kapriçot e natyrës me reshje të shumta breshëri kanë bërë kërdinë sot në zonën e Barbullinjës në njësinë administrative Fier Shegan në Lushnjë. Siç shihet nga fotot, qindra parcela të kultivuara me pjeshkë janë dëmtuar totalisht. Breshëri i rënë për rreth 15 minuta ka rrënuar prodhimin e pritshëm. Në Barbullinjë, janë të kultivuara mbi 160 hektarë me pjeshkë të cilat janë dëmtuar totalisht.
Burimi:
Sot.com.al