Dembélé-Lautaro, sfida brenda finales së Mynihut. Në lojë jo vetëm Champions-i, por edhe “Topi i Artë”

Dembélé-Lautaro, sfida brenda finales së Mynihut. Në lojë jo vetëm Champions-i, por edhe “Topi i Artë”

Dembélé dhe Lautaro bëjnë sikur s’janë të interesuar. “Topi i Artë? Te PSG ka gjëra më të rëndësishme”, – thotë Ousmane. “Së pari Interi, pastaj vijnë të tjerat”, – shton Lautaro. Modesti? Diplomaci? Apo thjesht supersticion para një nate që mund të ndryshojë gjithçka? Finalja e madhe e Champions League më 31 maj në Mynih, mes PSG dhe Interit, është shumë më tepër se për një trofe. Është gjithashtu një duel për “Topin e Artë” 2025. Dembélé ka qenë “bishë” këtë sezon: 33 gola, 13 asistime në 42 ndeshje. I pandalshëm, i rilindur nën drejtimin e Luis Enrique, vendimtar në...
Burimi: Telesport.al