Delvinë,Ministria e Mbrojtjes urdhëron evakuimin e 3 fshatrave për shkak të zjarreve

Delvinë,Ministria e Mbrojtjes urdhëron evakuimin e 3 fshatrave për shkak të zjarreve

Situatë kritike me zjarrin në Delvinë. Ministria e Mbrojtjes, përmes strukturave të Mbrojtjes Civile, ka  urdhëruar evakuimin e menjëhershëm të banorëve në fshatrat Palavli, Vergo dhe Kopaçëz, për shkak të rrezikut nga zjarret. U bëhet thirrje të gjithë banorëve të respektojnë udhëzimet e emergjencave civile dhe të bashkëpunojnë me forcat e Policisë dhe autoritetet vendore, të cilat janë angazhuar për mbrojtjen e jetës dhe pronës së tyre. Aktualisht, në operacion janë përfshirë edhe dy helikopterë të Forcës Ajrore, të cilët po veprojnë në zonën e Delvinës, ndërsa dy të tjerë janë angazhuar në operacionet ajrore në qarkun Berat-Dimal.