Burimi:
Sarandanews.com

Delvinë, në pranga një shpërndarës droge, i kapen dhe euro false
👁8939
Policia e Delvinës ka arrestuar shtetasin Martin Bala, 48-vjeç, banues në Sarandë, i dënuar më parë për “prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”. Në momentin kur u kap 48 vjeçarit iu gjetën 2 doza kokainë, 2 peshore si dhe 200 euro të dyshuara të falsifikuara. Sipas burimeve policore, Bala dyshohet se shpërndante lëndë narkotike gjatë natës në Delvinë.