“Delvina shkrumb e hi sipas dronëve të Reuters”/ Berisha: Dronët e Ramaduros me vakanca

“Delvina shkrumb e hi sipas dronëve të Reuters”/ Berisha: Dronët e Ramaduros me vakanca

Kryedemokrati Sali Berisha ka reaguar në lidhje me situatën skandaloze me zjarret në Shqipëri, ku sipërfaqe të tëra janë djegur nga veriu në jug dhe nga lindja në perëndim përgjatë javëve të fundit. Në postimin e tij në Facebook, Berisha ka shpërndarë pamjet e Delvinës të shkrumbuar pas zjarreve prej ditësh të publikuara nga prestigjozia botërore Reuters, ndërkohë që sipas  tij, satelitët e Ramës janë me pushime. “Kjo është Delvina shkrumb e hi pas zjarreve sipas droneve të Reuters. Dronet e Ramaduros janë me vakanca! Krim i rëndë!”, shkruan Berisha.