Delegacioni ukrainas refuzoi udhëtimin në Moskë, kreu i shtabit Budanov tregon prapaskenat e negociatave me Rusinë
Kreu i shtabit të Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, Kyrylo Budanov, ka zbuluar detaje të panjohura më parë nga negociatat mes Ukrainës dhe Rusisë, përfshirë një propozim të papritur të Moskës që delegacioni ukrainas të udhëtonte në kryeqytetin rus për të vijuar bisedimet. Sipas Budanov, propozimi u bë gjatë negociatave të zhvilluara në Gjenevë, me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara. Delegacioni ukrainas u përball me dilemën nëse duhej të udhëtonte drejt Moskës, me mundësinë e një takimi kokë më kokë me Vladimir Putinin, por edhe me rrezikun që negociatorët të arrestoheshin. “Jam gati të ndërmarr çdo hap që do t’i japë fund luftës”, deklaroi Budanov, duke theksuar se çdo hap duhet të bazohet në kushte të pranueshme për Ukrainën. Udhëtimi drejt Moskës nuk u realizua dhe...
Burimi:
javanews.al