Burimi:
Gijotina.com

Delegacioni i OSBE/ODHIR vizitë në SPAK pak orë para çeljes së fushatës elektorale
👁5415
Përfaqësues të misionit vëzhgues të OSBE/ODIHR për zgjedhjet parlamentare të 11 majit në Shqipëri, janë ndalur këtë të premte në ambientet e SPAK. Kjo vizitë në SPAK vjen pak orë para çeljes së fushatës zgjedhore dhe pas takimeve të mëhershme gjatë kësaj jave në institucione të rëndësishme në vend, si Prokuroria e Përgjithshme dhe KQZ. Misioni vëzhgues i OSBE/ODIHR në Shqipëri kryesohet nga ambasadori Lamberto Zannier.