Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Del pas 3 orësh nga SPAK vartësi i Ballukut/ Jonaid Myzyri kyç sërish gojën përballë gazetarëve
👁8407
Ka dalë nga SPAK, pasi qëndroi aty për dy orë, kreu i Prokurimeve Publike. Jonaid Myzyri nuk ka bërë asnjë deklaratë për mediat, duke zgjedhur të heshtë përballë pyetjeve të gazetarëve. Myzyri, një prej vartësve dhe njerëzve të afërt të Belinda Ballukut, është marrë në pyetje në lidhje me dhënien e disa tenderave publikë. Në KPP janë marrë në hetim disa procedura dhe po zhvillohet hetim më i gjerë në lidhje me rastin.