Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Deklarim i rremë i pasurisë, SPAK dërgon sërish për gjykim Asllan Dogjanin
👁8131
Prokuroria e Posaçme përsërit kërkesën për dërgimin në gjyq të deputetit demokrat Asllan Dogjani. SPAK dorëzoi në gjykatë aktet shtesë të kërkuara nga GJKKO, teksa Manjola Kajana kërkoi edhe njëherë që çështja ndaj Dogjanit të kalojë për gjykim. Mbrojtësi ligjor i Dogjanit, Përparim Kulluri kërkoi kohë për të paraqitur kundërshtimet, kërkesë që u pranua nga gjykata. Seanca e radhës paraprake u caktua në datë 8 maj. Dogjani akuzohet nga SPAK për “refuzim për deklarimin, mosdeklarimin, fshehje ose deklarim i rremë i pasurisë” lidhur me një apartament rreth 100 metër katrorë, për të cilin ai thotë se e ka fituar si rezultat i...