Deklarata zyrtare e Policisë: Sekuestruam një karikator me fishekë luftarakë në protestë, ja pse doli RENEA në bulevard
Shefi i Sektorit të Menaxhimit në Departamentin e Sigurisë Publike, Albert Nushi sqaroi në një deklaratë për mediat, daljen e forcave RENEA një ditë më parë në protestë në Bulevard. Policia njofton gjithashtu se janë sekuestruar një karikator me fishekë luftarakë, bomba Molotov dhe materiale të tjera, ndërsa mohon lajmet për mbërritjen e oficerëve të policive partnere për menaxhimin e protestës. Policia e Shtetit prej 6 ditësh po përballet me sulme të pandërprera, për orë të gjata, nga grupe personash të maskuar, të cilët kanë dhunuar punonjësit e Policisë së Shtetit me gurë, pllaka guri, sfera metalike, vida, sende të forta, lëndë piroteknike dhe bomba Molotov. Krahas sulmeve ndaj Policisë, këto grupe kanë sulmuar dhe dëmtuar institucione shtetërore, institucione të drejtësisë, institucione bankare, pronë publike...
Burimi:
javanews.al