Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
DEKLARATA E KOLONELIT 27-VJEÇAR “Shqipëria dëshiron njohjen nga Amerika”
Ilir Ikonomi Në një gazetë amerikane të 17 qershorit 1922 gjejmë një deklaratë të ministrit të Brendshëm Ahmet Zogu për agjencinë e lajmeve Associated Press. Në atë kohë Zogu ishte vetëm 27 vjeç dhe shihej si përkrahës i zellshëm i njohjes së Shqipërisë nga Amerika.“Nëse Amerika na njeh dhe dëgon një përfaqësues diplomatik në Shqipëri, – deklaroi Zogu, – kjo do të jetë shtytja më e madhe që mund t’i jepet Shqipërisë.”“Ne jemi një racë e lashtë dhe krenare. Ne kemi tradita qysh para epokës së Krishterimit. Kemi vuajtur nën thundrën e tiranit. Kemi qenë shtypur si nga popuj aziatikë ashtu edhe nga evropianë. Kemi ëndërruar prej shekujsh për lirinë. Ne jemi raca më homogjene në Ballkan dhe e dëshirojmë me pasion mundësinë për ta...