Deklarata e Berishës për protestën? Alibeaj: Ai është hipokrit, qytetarët duan edhe largimin e tij

Deklarata e Berishës për protestën? Alibeaj: Ai është hipokrit, qytetarët duan edhe largimin e tij

Ish-deputeti Enkelejd Alibeaj ka kritikuar qëndrimin e kryedemokratit Sali Berisha dhe të opozitës ndaj protestës. I ftuar në studion e lajmeve në Vizion Plus, gjatë edicionit maratonë të moderuar nga Aleksandër Furxhi, Alibeaj tha se Berisha është hipokrit. Sipas tij, qytetarët e kanë bërë të qartë se nuk kërkojnë vetëm largimin e Edi Ramës, por edhe ndryshimin e sistemit, duke përfshirë edhe Berishën. Pjesë nga biseda Furxhi: Cili është qëndrimi i opozitës? Alibeaj: Qëndrimi është i qartë. Nisur nga ato që thotë, protesta dhe revolta janë synimi i protestuesve. Protestuesit nuk kanë vetëm revoltën brenda vetes, por kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit dhe një sistem politik ku të përfshihet edhe Berisha, por që ai të mos jetë më pjesë e tij. Me thirrjen “Rama në burg,...