Degradohet ura e Milotit, asnjë masë e ndërmarrë deri më tani nga institucionet

Degradohet ura e Milotit, asnjë masë e ndërmarrë deri më tani nga institucionet

Ura mbi Lumin Mat, në aksin e vjetër rrugor Lezhë–Milot, shumë shpejt pritet të ketë fatin e Urës së Zogut. Drejtuesit e automjeteve shprehen se mirëmbajtja apo edhe investimet në këtë urë kanë munguar që prej kohës kur është ndërtuar. “U bënë vite që kjo është copë-copë”, tha një shofer. Këmbët e strukturës së urës kanë dalë në sipërfaqe dhe janë anuar në disa vende, ndërsa hapësirat mes trarëve lidhës janë zgjeruar, duke vështirësuar lëvizjen e automjeteve. “Për t’iu shmangur gropës, unë i bie tjetrit, kjo është shumë problematike. Na ka ardhur majë hundës”, tha shoferi. Që prej ndërtimit të...
Burimi: Opinion.al