“Dëgjoni zërin e francezëve!” – Ministri iranian i kthehet Macronit, publikon mesazhin e tij për Trumpin

“Dëgjoni zërin e francezëve!” – Ministri iranian i kthehet Macronit, publikon mesazhin e tij për Trumpin

Një përplasje e re diplomatike është shfaqur mes Teheranit dhe Parisit, në një moment kur Franca po përballet me protesta, tensione sociale dhe kritika në rritje ndaj presidentit Emmanuel Macron. Ministri i Jashtëm iranian, Seyed Abbas Araghchi, ka reaguar ashpër ndaj presidentit francez, duke e akuzuar për qëndrimin e tij ndaj luftës kundër Iranit dhe duke i kërkuar të dëgjojë zërin e qytetarëve francezë. Në një postim të publikuar më 19 tetor në rrjetet sociale, kryediplomati iranian shkruan: “Zoti Macron e përcaktoi vetë pozicionin e tij kur e siguroi presidentin amerikan se mirëpriste mizoritë ndaj iranianëve. Tashmë është tepër vonë të fajësojë luftën që njerëz si ai ndihmuan të shkaktohej.” Por Araghchi nuk ndalet vetëm te politika e jashtme. Ai e zhvendos kritikën drejtpërdrejt te...