Dëgjesa publike për infrastrukturën, Vengu: Lidhje më e mirë e Vaqarrit, Petrelës dhe Baldushkut me Bypass-in Jugor të Tiranës

Dëgjesa publike për infrastrukturën, Vengu: Lidhje më e mirë e Vaqarrit, Petrelës dhe Baldushkut me Bypass-in Jugor të Tiranës

Në dëgjesën publike në Komisionin për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm u diskutua për përmirësimin e aksesit rrugor për banorët dhe bizneset e Vaqarrit, Petrelës dhe Baldushkut. Deputeti i PS-së, Pirro Vengu ka ngritur nevojën për lidhje më të mirë të zonave të Vaqarrit, Petrelës dhe Baldushkut me Bypass-in Jugor të Tiranës dhe akset kombëtare. Gjatë diskutimeve në kuadër të dëgjesave publike në Komisionin për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm, vëmendja u përqendrua te mënyrat se si projektet e mëdha infrastrukturore mund t’u përgjigjen më mirë nevojave të qytetarëve dhe komuniteteve përgjatë tyre. Sipas çështjeve të ngritura nga Vengu, më shumë se 10 mijë banorë, si dhe bizneset dhe aktivitetet bujqësore e turistike të këtyre zonave, kanë nevojë për akses të...