Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Dëborë në korrik dhe zjarre në bregdet: Turqia përjeton ekstremet e motit
Reshje të dendura dëbore godasin verilindjen e vendit për herë të parë pas dekadash, ndërsa 1.600 kilometra më tej, në bregdetin perëndimor, flakët vazhdojnë të kërcënojnë zonat turistike. Një kontrast i fortë klimatik ka përfshirë sot Turqinë, ku reshje të dendura dëbore kanë mbuluar rajonet malore të verilindjes, ndërsa në anën tjetër të vendit, në perëndim, vijojnë zjarret e fuqishme që kanë përfshirë zonat bregdetare dhe turistike. Sipas mediave turke, reshjet e dëborës, një dukuri jashtëzakonisht e rrallë për muajin korrik, janë regjistruar në provincat e Rizes, Trabzonit, Bajburtit dhe Erzurumit – pjesë e Anadollisë Lindore. Temperaturat kanë rënë ndjeshëm...