Burimi:
Javanews.al

Dëbora deri në 10 cm në juglindje, probleme në qarkullim dhe në furnizimin me energji elektrike
👁9700
Reshjet e dëborës kanë përfshirë të gjithë juglindjen e vendit, madje në zonat malore trashësia ka shkuar nga 5-10 cm. Mjetet borëpastruese janë në terren për të mbajtura të hapura të gjitha akset nacionale përfshi ato Qafë Thanë – Kapshticë, Zemblak – Gorice si dhe rrugët nacionale të fshatrave turistike të Dardhës e Voskopojës. Me probleme paraqiten akset rrugore të fshatrave të zonave malore kryesisht në fshatrat e njësive administrative Lekas, Vithkuq në Bashkinë e Korçës, fshatrat e Devollit të Sipërm, Dardhas, Trebinjë, Velcan e Proptisht në Bashkinë e Pogradecit si dhe fshatrat e njësisë administrative Çlirim të bashkisë Kolonjë....