Dëbimi i emigrantëve egjiptianë nga Gjadri vendos një ‘precedent të rrezikshëm’

Dëbimi i emigrantëve egjiptianë nga Gjadri vendos një ‘precedent të rrezikshëm’

Më 9 maj, një avion çarter u nis nga aeroporti Fiumicino i Romës drejt Tiranës, qëndroi në pistë për nëntëdhjetë minuta dhe më pas u ngrit sërish në fluturim, këtë herë me destinacion Kajron, me pesë shtetas egjiptianë në bord. Nuk pati asnjë njoftim për shtyp, as ndonjë deklaratë zyrtare. Megjithatë, ky fluturim shënoi dëbimin e parë të drejtpërdrejtë nga Italia të azilkërkuesve të refuzuar, në kuadër të një marrëveshjeje me Shqipërinë për përpunimin e kërkesave për azil jashtë kufijve. Kjo marrëveshje, sipas së cilës Shqipëria pranoi të hapë dy qendra për përpunimin e migrantëve dhe refugjatëve të kapur në...