Debati për karburantet, PD kundër nismës së PS: Rezervat të blihen me tender, jo te privati!
Partia Demokratike ka kërkuar ndryshime në nismën e qeverisë për krijimin e rezervës së naftës. Eno Bozdo në një deklaratë për mediet kërkoi që blerja e karburantit të bëhet me tendera dhe se kompania që do ta menaxhojë të mos jetë private. “Në projektligjin e paraqitur nga qeveria dhe që synon ngritjen e rezervës së sigurisë së karburanteve, barrën e financimit do ta mbajë përsëri konsumatori. Rezerva do të krijohet. Do të kërkojë rreth 300 deri në 350 milionë euro dhe barra për të do t’i bjerë përsëri çdo shqiptari. Të gjitha procedurat e blerjeve të karburantit, qeveria ka zgjedhur t’i bëjë të drejtpërdrejta në tavolinë në shmangie të qëllimtë të ligjit për prokurimin publik. Projektligji parashikon që kompania e cila do të menaxhojë këtë...
Burimi:
javanews.al