Debate te Konferenca e Kryetarëve, Bardhi përplaset me Peleshin për magjistratët: Zbatoni vendimin e Kushtetueses, gjyqtarët janë pa paga!
Debate dhe akuza të forta gjatë mbledhjes së sotme (8 shtator) të Konferencës së Kryetarëve. Krizës së pagave në sistemin e drejtësisë i është referuar edhe kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, gjatë mbledhjes, duke u përplasur me kryeparlamentarin Niko Peleshi. Bardhi i është drejtuar kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshit, duke kërkuar zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për pagat e gjyqtarëve. “Sot gjykatat janë në kolaps pikërisht sepse ju nuk respektoni Kushtetutën”, mësohet të ketë deklaruar Bardhi. Ai ka theksuar se ekziston një vendim i Gjykatës Kushtetuese lidhur me pagat e gjyqtarëve, ndërsa sipas tij Kuvendi nuk ka ndërmarrë veprimet e nevojshme për zbatimin e tij. Bardhi ka përmendur gjithashtu një vendim të Këshillit të Legjislacionit për zbatimin e vendimit të Kushtetueses,...
Burimi:
javanews.al