Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Debat tek “integrimi” për 11 majin/ Tabaku: Procesi zgjedhor dështoi. Kodheli: Fokusi tek antarësimi në BE
👁6328
Parlamenti miratoi sot pozicionin negociues të qeverisë shqiptare për Grupkapitullin e katërt, që përfshin mjedisin dhe energjinë.Partia Demokratike nuk mori pjesë në votim, por kryetarja e Komisionit të Integrimit, Jorida Tabaku, shfrytëzoi këtë mbledhje për të denoncuar procesin e 11 majit, pasi zgjedhjet janë një prej kritereve që janë pjesë e Grupkapitullit të parë. “Nuk mund të injorojmë faktin që sapo kemi dalë nga një proces zgjedhor me probleme të thella. Ky është kapitulli themelor, ai i zgjedhjeve dhe sundimit të ligjit. Dhe për fat të keq, testi demokratik dështoi”, tha Tabaku. “Kemi mjaftueshëm tribuna për të bërë komentet tona...