De Winter bën “mea culpa” te Milani: Është çështje mendore, gjithçka nis nga mentaliteti
6 Nëntor 2026 8:15 Alfred Lleshi Koni De Winter, protagonist së bashku me Torriani në gabimin e rëndë që solli golin e parë të Ferencvaros, pranoi përgjegjësinë pas humbjes së Milanit në “Europa League”: “Sot asgjë nuk funksionoi. Nuk mund ta shpjegoj. Duhet të punojmë për këtë si grup. Është çështje mendore, gjithçka është mendore, mënyra si luajmë dhe si i përballojmë ndeshjet”. Për objektivin e kualifikimit mes 24 skuadrave të para, shtoi: “Të gjitha ndeshjet janë të vështira. Nëse nuk jemi të kujdesshëm, humbasim si sot. Duhet të bëjmë gjithçka për të fituar”. Edhe Bartesaghi ishte kritik ndaj paraqitjes së skuadrës: “Duhet të flasim mes nesh. Kjo performancë nuk komentohet. Hymë në fushë me qëndrimin e gabuar dhe shkatërruam gjithçka të mirë që kishim...
Burimi:
telesport.al