De Bruyne: Kam gjetur nivel të lartë te Napoli, ja ku ndryshojnë Guardiola dhe Conte

De Bruyne: Kam gjetur nivel të lartë te Napoli, ja ku ndryshojnë Guardiola dhe Conte

Napoli tashmë është e çmendur pas Kevin De Bruyne. Mesfushori belg, që sapo ka mbërritur në qytet, ka bërë debutimin e tij me fanellën e kaltër (45 minuta në miqësoren e humbur 2-0 ndaj Arezzos) dhe ka ndier menjëherë ngrohtësinë e tifozëve napolitanë. “Ndjehem mirë, sigurisht që jam këtu vetëm prej 10 ditësh dhe po punojmë shumë. Niveli është i lartë, por dua ta njoh më mirë skuadrën, shokët dhe trajnerin. Këtë do ta bëj gjatë javëve në vijim”, – ishin fjalët e para të ish-yllit të Manchester City për “Sky Sport” nga grumbullimi në Dimaro. De Bruyne foli edhe...