Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
De Bruyne bëhet zyrtarisht futbollist i Napolit
👁9585
Kevin De Bruyne është zyrtarisht lojtar i Napolit. Pas epokës që përcaktoi te Manchester City, ku i fitoi të gjitha, ai ka vendosur të mbyllë karrierën në Serie A. Mesfushori 33-vjeçar sot firmosi kontratë për dy vite me opsion rinovimi dhe për një tjetër. De Bruyne u prit më parë me shumë bujë dhe simpati nga tifozët, ndërsa mbërriti në Itali për testet mjekësore. Seria A do të ketë mundësinë të shijojë njeriun i cili shkëlqeu për 10 vite te Manchester City. Ai vjen në Itali si veteran, por të gjithë e dinë se ka ende shumë për të dhënë.