”Mos ta shoh të marrë më tendera!”, si urdhëronte Balluku përjashtimin e kompanive
Të tjera përgjime janë zbuluar nga dosja e SPAK në lidhje me hetimet për Belinda Ballukun. Sipas dosjes, Belinda Balluku ishte ajo e cila vendoste se cilat kompani do të merrnin tendera dhe cilat do të përjashtoheshin kategorikisht nga të gjitha procedurat e tenderimit në Republikën e Shqipërisë. Referuar përgjimeve, në një komunikim të datës […]
Aksident i rëndë në Lushnjë-Rrogozhinë, një prej makinave shpërthen në flakë
Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin kombëtar Lushnjë-Rrogozhinë. Shkak u bë përplasja e dy mjeteve “kokë më kokë” dhe për pasojë një prej makinave ka marrë flakë. Nuk raportohet për të lënduar, pasi shoferët janë larguar nga rreziku. Aksidenti ndodhi në rreth-rrotullim, kur mjeti tip ‘Ford’ ka goditur nga pas […]
”Koha për të çliruar Shqipërinë nga grabitësit”, PD kërkon dorëheqjen e Ramës
Kryetari i opozitës, Sali Berisha, në një reagim në rrjetet sociale, deklaroi se “ka ardhur koha për të çliruar Shqipërinë nga grabitësit”, ndërsa Partia Demokratike publikoi një deklaratë zyrtare ku kërkon dorëheqjen e menjëhershme të kryeministrit Edi Rama dhe zv.kryeministres Belinda Balluku. Sipas PD-së, takimi 7-orësh i së mërkurës në Kryeministri, i zhvilluar pas vendimit […]
Finiq – Kryebashkiaku Çakuli: Në gatishmëri të plotë, përballojmë çdo sfidë nën kushte të vështira
Një tjetër sprovë atmosferike ka prekur Bashkinë e Finiqit, ndërsa ekipet e terrenit po punojnë pa ndërprerje për të menaxhuar situatën. Kryebashkiaku i Finiqit, Romeo Çakuli, ka reaguar me një mesazh publik ku shpreh mirënjohjen dhe respektin për punonjësit që po përballen me vështirësitë e motit. “Respekt për djemtë e stafit që, nën kushte të […]
Instituti Hidrometeorologjik paralajmëron përmbytje të mundshme në disa pjesë të Kosovës
Disa pjesë të Kosovës mund të përballen me përmbytje pasi parashikohen reshje të shiut të shtunën pasdite dhe të dielën, paralajmëroi Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës. Në një njoftim në Facebook, instituti tha se e ka ngritur alarmin në nivel të verdhë, i cili nënkupton se moti është “potencialisht i rrezikshëm”. Derisa niveli i ujit në […]
Gjuha e urrejtjes ndaj shqiptarëve/ Lamallari i shqetësuar takon ministrin britanik: Narrativat diskriminuese…
Tre ditë më parë kryeministri Rama i cilësoi zhgënjyese deklaratat e ministres britanike, Shabana Mahmood, lidhur me dëbimin nga Britania e Madhe të 700 familjeve shqiptare, të cilët sipas saj pas refuzimit të azilit, po vijojnë të jetojnë në Britani nga financimi i taksapaguesëve vendas. Ndërkohë së fundi gjatë një takimi të zhvilluar në Tiranë, […]
Spektakël në 45 minutat e para. Bayern befasohet në shtëpi, Leverkusen dhe Dortmund drejt fitoreve të thella (video)
22 Nëntor 2025 16:16 Telesport Pas përfundimit të ndeshjeve të kombëtareve, rikthehen sot ndeshjet e kampionateve. Në Bundesligë luhet java e 11-të dhe 45 minutat e para kanë dhuruar spektakël. Bayern Munich është zënë në befasi nga Freiburg, ku miqtë kaluan në avantazh të dyfishtë duke e gjetur të papërgatitur në dy raste mbrojtjen e […]
Baza ajrore Kuçovë, çelet tenderi për modernizimin e infrastrukturës
Pas hapjes si bazë ajrore që shërben si qendër taktike për NATO-n në marsin e 2024-s, Baza Ushtarake në Kuçovë do të pësojë të tjera investime. Operatori i Blerjeve të Përqendruara, ka shpallur hapjen e garës për përmirësimin e infrastrukturës, veçanërisht në hangarin e bazës . Fondi limit i përllogaritur është 10 milionë e 985 […]
Rikthimi në shtëpi i sjell fat, Barcelona gjen veten në avantazh pas 4 minutash lojë (video)
22 Nëntor 2025 16:34 Telesport Pas një periudhe shumë të gjatë, ku Barcelona i luajti ndeshjet në shtëpi në stadiumin olimpik të Katalonjës dhe në atë të ekipit të dytë, stadiumi “Johan Cruyff”, i cili ka një kapacitet prej 600 vendesh, sot ekipi katalans është rikthyer në mitikun “Camp Nou”, në sfidën ndaj Athletic Bilbao. […]
Bologna e ka shumë seriozisht këtë sezon, super fitore në Friuli dhe i bashkohet Interit dhe Romës në krye (video)
22 Nëntor 2025 16:57 Telesport Bologna e drejtuar nga Vincenzo Italiano duket se do të jetë një rival i fortë të paktën për zonën në Champions në Serie A. Kuq e blutë fituan sot në transfertë 0-3 në Friuli ndaj Udinese. Pjesa e parë u mbyll në barazim pa gola. Riccardo Orsolini gaboi nga penalltia […]