Veliaj në burg, mbledhja e Këshillit Bashkiak nis me debate, Teliti: E nxorët nga dera dhe e futët nga dritarja…
anuela ristani-dorian teliti TIRANË- Këshilli Bashkik në Tiranë po zhvillon mbledhjen për projekt-buxhetin e parashikuar për bashkinë për vitin 2026, ndërsa ka nisur me debate, pasi anëtarët e opozitës kërkuan prezencën e kryebashkiakut Erion Veliaj, por kërkesa u rrëzua nga SPAK. Këshilltari i Partisë Demokratike, Dorjan Teliti, ka kërkuar sqarime urgjente mbi mënyrën e menaxhimit të kësaj bashkie […]
Plarent Dervishaj përplaset me gjyqtarët në sallë, kërkoi seancë me dyer të mbyllura: Bëjeni ju gjyqin! S’marr më pjesë
Seanca gjyqësore ndaj Plarent Dervishajt është shoqëruar me tensione dhe përplasje mes të pandehurit, avokatëve dhe trupës gjykuese. Raportohet se përmes mbrojtësve të tij, Dervishaj kërkoi që procesi të zhvillohej me dyer të mbyllura, duke argumentuar se mediat kanë shtrembëruar deklaratat e dëshmitarëve. Megjithatë, gjykata ka rrëzuar këtë kërkesë. Dervishaj u ka hequr avokatëve të tij të drejtën për ta përfaqësuar dhe […]
Ushtronte prostitucion në shtëpinë e marrë me qira, kapet braziliania në Shkodër
Është arrestuar këtë të premte nga policia e Shkodrës në rrugën “Kardinal Mikel Koliqi” një shtetase braziliane pasi ushtronte prostitucion në një apartament që e kishte marrë me qira. Në kuadër të operacionit të koduar “Rent house”, është arrestuar shtetasja D. G., 23 vjeçe, e cila kishte marrë me qira apartamentin dhe e kishte përshtatur […]
Vdekja e bashkëshortes së futbollistit Alban Hoxha, 1 vit burg reanimatores, 6 muaj kirurgut. Iu konvertohet në..
Gjykata ka dhënë vendimin për dy mjekët Petrit Rexhepi dhe Elona Burba, të akuzuar lidhur me rastin e vdekjes së Doriana Hakës bashkëshortes së ish-portierit të Partizanit Alban Hoxha, nëntorin e 2014 dy javë pasi solli në jetë fëmijën e saj të parë. Gazetarja Klodiana Lala raporton për BalkanWeb se Elona Burba, reanimatore, u shpall fajtore me 1 vit burg që konvertohet në 2 […]
Para droge, Prokuroria Fier sekuestron pronat dhe llogaritë bankare të 2 vëllezërve
Prokuroria e Fierit ka sekuestruar 15 prona e llogari bankare të dy vëllezërve të dënuar në Angli për prodhim të lëndëve narkotike “Në kuadër të hetimeve mbi procedimin penal të vitit 2019, të regjistruar mbi bazën e referimit të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, ku kishte dyshime se shtetasi N.B., nëpërmjet familjarëve të tij, ishte […]
Ishte pranë rikthimit, Palmer dëmton gishtin e këmbës gjatë qëndrimit në shtëpi dhe humbet 3 ndeshjet e radhës
21 Nëntor 2025 11:15 Telesport Cole Palmer ka pësuar një dëmtim në gishtin e këmbës në një aksident shtëpiak dhe do të humbasë tre ndeshjet e ardhshme të Chelsea kundër Burnley, Barcelona dhe Arsenal. Palmer goditi një gisht të këmbës së majtë në një portë. Sulmuesi ishte gati të kthehej në fushë pasi kishte qenë […]
“Kualifikimi në Botërorin 2026 do të ishte pavarësia e dytë për Kosovën”
21 Nëntor 2025 11:24 Alfred Lleshi “Botërori 2026 do të ishte pavarësia e dytë për Kosovën”. Kështu u shpreh Ben Blushi në podkastin “Versus” në Telesport, të enjten mbrëma, pas shortit të fazës “play-off” të Shqipërisë dhe Dardanëve. Kosova do të ndeshet fillimisht me Sllovakinë dhe shpresat e shqiptarëve për sukses janë legjitime. Skuadra e […]
Federata Italiane e Futbollit në punë për të ndihmuar kombëtaren e Gattuso, përfiton edhe Shqipëria
Serie A dhe Federata Italiane e Futbollit (FIGC) po mbështesin trajnerin Gennaro Gattuso dhe kombëtaren “azzurre” përpara ndeshjeve eliminatore të Kupës së Botës, që zhvillohen në mars. Italia do të luajë në gjysmëfinalet play off me Irlandën e Veriut dhe synohet një përgatitje e mirë për t’u rikthyer në një Botëror. “Liga e Serie A […]
Guardiola: Tani nis sezoni i vërtetë, nuk duhet të lëmë pikë rrugës, duke nga nesër me Newcastle
Pep Guardiola ka lëshuar një thirrje për garën e titullit, duke thënë se sezoni i vërtetë fillon tani. Manchester City do të përpiqet të ndjekë liderët e Premier League, Arsenal, në një periudhë të ngjeshur me ndeshje. Trajneri i City e njohu këtë fundjavë si të rëndësishme në garën për titull, me ekipin e tij […]
21 banesa nën ujë në Ferras të Fierit, banorët në alarm nga dalja e shtratit të lumit Vjosë
Prurjet e larta të lumit Vjosë gjatë natës kanë shtuar prezencën e ujit në 21 banesa në fshatin Ferras të bashkisë Fier. Banorët tregojnë dëmet e pësuara në sipërfaqe të konsiderueshme të kultivuara kryesisht me ullinj, shpesë të rrëmbyera nga vërshimi i lumit, por edhe dëme në bazën ushqimore të bagëtive. Të frikësuar nga dalja […]