Përfshihet nga flakët banesa në zonën e Astirit (VIDEO)
Një apartament në zonën e Astirit është përfshirë nga flakët këtë të shtunë. Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar. Shërbimi i zjarrfikësve ka ndërhyrë menjëherë dhe ka vënë në kontroll zjarrin, duke parandaluar përhapjen e mëtejshme të tij. Hetimet për të përcaktuar shkaqet e zjarrit janë në vijim. /vizionplus.tv
“PD, çdo javë në protestë”, Berisha: Opozita kundër Ramës, pasi ai është përgjegjësi kryesor për korrupsionin
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se të hënën opozita do të protestojë para godinës së qeverisë për të kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama dhe numrit 2 të qeverisë, Belinda Balluku. Në një komunikim me qytetarët në rrjetet sociale, Berisha sqaroi se Edi Rama është përgjegjësi kryesor për tunelin e Llogarasë dhe dosje […]
Trump mburret edhe për rezonancën e tij magnetike, presidenti: Mjeku më tha që është rezultati më i mirë që kishte parë ndonjëherë
Presidenti amerikan, Donald Trump shfrytëzoi rastin për t’u mburrur edhe me rezonancën magnetike (MRI) që ai bëri së fundmi. Të premten në mbrëmje, ai u tha gazetarëve në një fluturim në Air Force One se një mjek e përgëzoi për rezonancën magnetike “e shkëlqyer”, por pa e ditur se për çfarë ishte testuar. “Kam bërë […]
Emrat/ Aksioni kundër kultivimit të bimëve narkotike në ambientet e mbyllura, bien në pranga tre persona në Shkodër
Tre persona janë arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim pas finalizimit të operacionit policor të koduar “Neonët 3”, i zhvilluar në Shkodër për goditjen e kultivimit të bimëve narkotike në ambiente të mbyllura me llamba. Nga operacioni, i cili ka përfshirë kontrolle intensive të kryera nga DVP Shkodër, Komisariati i Policisë Shkodër dhe […]
Video/ “Kush s’kërcen është komunist”, fushata e Melonit si një ndeshje futbolli, kryeministrja italiane bashkohet me korin e qytetarëve
Mijëra mbështetës të djathtë u mblodhën të premte në Palapartenope pranë Napolit për të përkrahur Edmondo Cirielli në zgjedhjet rajonale të Kampanisë. Në skenë ishin të pranishëm Giorgia Meloni, Antonio Tajani, Matteo Salvini dhe Maurizio Lupi, liderët kryesorë të qendrës së djathtë italiane. Pas fjalës së Meloni, të gjithë u bashkuan me Ciriellin ndërsa tingujt […]
Përfshihet nga flakët një banesë në zonën e Astirit, banorët bllokohen brenda
Një banesë në zonën e Astirit është përfshirë nga flakët. Sipas informacioneve të para, menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë zjarrfikësja, policia dhe ambulanca. Në pamjet e siguruara nga Top Channel, shihet se forcat zjarrfikëse janë ngjitur me shkallë për të ndihmuar banorët që janë bllokuar brenda. Top Channel
Rama e quajti si e keqja më e madhe, Berisha: E kam për nder, më konsiderojnë të tillë sepse…
Gjatë një takimi me banorët e Njësisë 3 në Tiranë, kryeministri Edi Rama e cilësoi Sali Berishën si “e keqja më e madhe e këtij vendi”. Në një bashkëbisedim me qytetarët, kreu i PD-së u përgjigj se kryeministri e cilëson të tillë vetëm për arsyen se ai po përpiqet të mbrojë interesat e qytetarëve. “Më […]
Qarkullonte në qytet i armatosur, arrestohet në Durrës 53-vjeçari
Një 53-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga shërbimet e Policisë së Durrësit pasi qarkullonte me automjet dhe ishte i armatosur me armë zjarri. Operacioni policor i koduar “Brezi” u zhvillua në lagjen nr. 6, në rrugën “Hysen Myshketa”, ku Policia ndaloi automjetin e dyshuar. Gjatë kontrollit fizik, shtetasit I. D., 53 vjeç, banues në Sukth, […]
Të hënën protesta e opozitës, Berisha zbulon planin: Do hapim foltoren parlamentare qytetare para kryeministrisë, një herë në javë do të…
Të hënën e 17 nëntorit, Partia Demokratike do të zhvillojë një protestë përpara kryeministrisë. Në bashkëbisedimin me qytetarët në rrjetet sociale, kryetari i PD-së, Sali Berisha, zbuloi dhe planin e kësaj proteste, duke u shprehur se do të vendoset një foltore përpara kryeministrisë dhe një herë në javë deputetët dhe qytetarët do të flasin. “Protesta […]
Panairi i Librit/ “Autori më i mirë i vitit” shpallet akademiku Artan Fuga, ja si u ndanë çmimet e tjera
Këtë të shtunë është bërë ndarja e çmimeve në Panairin e Librit, ku “Autori i Vitit” është shpallur akademiku Artan Fuga me veprën “‘Ndëshkimi i dytë i Evës”. Çmimi “Autori i librit më të mirë studimor”, iu dha autorit Ali Xhiku, për veprën Faqeve të historiografisë shqiptare, ndërsa çmimi “Përkthyesi më i mirë i vitit” iu dha […]