VIDEO/ Asllani shkruan historinë, na kualifikon në “play-off”-in e Botërorit
Kombëtarja e Shqipërisë do luajë sot një takim historik përballë Andorrë. Ky është takimi i parafundit i vlefshëm për kualifikueset e Grupit K në Botërorin 2026. Në orën 20:45, e gjithë vëmendja nuk është vetëm në Andorrë. Paralelisht me këtë takim do të luhet Angli-Serbi, ku nga anglezët e kualifikuar gjithsesi pritet vetëm fitorja. Tashmë […]
Arritja në Play Off të Botërorit, kryeministri Rama “duartroket” kuqezinjtë: Historike
Shqipëria siguroi zyrtarisht një biletë për në Play Off të Botërorit, pasi mundi 0-1 Andorrën. Pas ndeshjes, kryeministri Rama ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku “duartroket” kuqezinjtë. Arritja në Play Off është historike për kombëtaren tonë, pasi nuk e kemi bërë asnjëherë më parë diçka të tillë. Postimi: HI⚽️S⚫️TOR❤️IKEEc atyyyy shqipeeeeee❤️FOOORCAAA SHQIPËRIAAAAA❤️Krenarë për […]
Rama pyetet për Ballukun: Asgjë nuk ndryshon! Shiu ka punën e vet, ne tonën!
Kryeministri Edi Rama u pyet në emisionin “Real Story” për çështjen ndaj Belinda Ballukut në SPAK. Rama i shmangu komentet duke deklaruar se nuk ka asgjë për të thënë për punën e SPAK. “Si tha Loro Boriçi? Shiu ka punën e vet ne punën tonë. SPAK ka punën e vet, ne punën tonë. Nuk kam […]
Spahiu: PD nuk protestoi në këto 6 muaj për zgjedhjet, por u kujtua kur SPAK mori Berishën për 21 janarin
Juristi Kreshnik Spahiu, ka komentuar protestën e PD që do të zhvillohet ditën e hënë në orën 18:00 para Kryeministrisë. Në një lidhje skype për emisonin ‘Frontline’ në Report Tv mbrëmjen e sotme, tha se PD nuk protestoi për zgjedhje për të cilat pretendoi se u vodhën, por proteston tani kur SPAK do të marrë […]
Pjesa e parë Andorrë-Shqipëri mbyllet pa gola
Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes Andorrë-Shqipëri me rrjeta të paprekura. 45-minutëshi i parë ishte pa emocione, ndërkohë që rastet e pastra munguan për kuqezinjtë deri në minutën shtesë, kur Berat Gjimshiti goditi traversën pas një goditjeje këndi. Lajmi i vetëm i mirë është që paralelisht Anglia po fiton ndeshjen e saj ndaj Serbisë, […]
Kuqezinjtë kalojnë në avantazh ndaj Andorrës
Shqipëria kalon në avantazh ndaj kundërshtarit të tij Andorra në pjesën e dytë në minutën e ’67. Goli u shënua nga Kristjan Asllani. Prej orës 20:45 po luhet sfida mes ekipit kuqezi dhe Andorrës në ndeshjet për të siguruar plej ofin për të shkuar në Kupën e Botës. Kuqezinjtë kanë statistikat me 6 fitore, 1 […]
Marrëveshjet Shqipëri-Itali, Gjokutaj: Meloni i dha “morfinë” Ramës për ta lehtësuar nga situata e rëndë politike
Avokati Genc Gjokutaj, i ftuar në studion “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, ka komentuar marrëveshjet e firmosura këtë të enjte në Itali mes kryeministrit Edi Rama dhe homologes së tij italiane Giorgia Meloni. Gjokutaj tha se marrëveshjet e sotme ishin si “morfina” që Italia i dha Ramës, për t’i dhënë mundësinë […]
Akuza e fortë e Malajt: Ardi Veliu pajisi policët me SKY ECC. Batuta e gazetares: “E bëri për të zbuluar krimin”
Ish-kryetari i Gjykatës së Apelit, Alaudin Malaj, ka hedhur akuza të forta në drejtim të Policisë së Shtetit, ndërsa ishte i ftuar në studion e emisionit “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus. Malaj deklaroi se ngjarja e rëndë e ndodhur dy ditë më parë në Rinas tregon se krimi vazhdon të ketë […]
Kush janë zyrtarët e policisë të lidhur me krimin? Ish-kryegjyqtari i Apelit tregon emrat
Ish-kryegjyqtari i Apelit, Alaudin Malaj, i ftuar në studion e Quo Vadis në Vizion Plus, në drejtimin e Pranvera Borakajt, ka ngritur akuza të forta ndaj strukturave të Policisë së Shtetit. Malaj tha se përgjegjësia më e madhe për ngjarjet e fundit që ndodhi pranë Aeroportit të Rinasit lidhet me faktin se, sipas tij, policia […]
Zelensky vizitë në Athinë të dielën, presidenti ukrainas do të zhvillojë takime me liderët e Greqisë
Mediat greke bëjnë me dije se presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, pritet të mbërrijë në Athinë të dielën. Vizita e tij ishte paralajmëruar më herët nga Ministria e Jashtme greke, por u konfirmua përfundimisht gjatë 24 orëve të fundit. Sipas programit aktual, udhëheqësi ukrainas do të ulet në aeroportin “Eleftherios Venizelos” në orën 12:20 të […]