Rama -kandidatëve: Mendjen ndajeni në dysh! Porosia për Vlorën: Drejtorët të vijnë rresht aty që në 7:30, përndryshe
Edi Rama me kandidatët TIRANË-Kryeministri Edi Rama mblodhi sot në podcast kandidatët e Partisë Socialiste për zgjedhjet e pjesshme lokale të së dielës. Rama iu dha porosi kandidatëve që 50% të mendjes duhet ta mbajnë tek fshati dhe 50% tek qyteti. ‘Kryetarët tanë të bashkive duhet të jenë shumë të vëmendshëm që ta ndajnë në dysh trurin […]
Atentati ndaj Arjan Ndojës! Mungojnë 3 dëshmitarët në gjyq, SPAK kërkon të lexohen deklarimet paraprake
Në seancën e sotme gjyqësore ndaj Plarent Dervishajt dhe Julian Meçes,të cilët po gjykohen për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja dhe Aleksandër Lahos në vitin 2019, tre dëshmitarët e thirrur nuk u paraqitën, pasi nuk u gjetën në banesë. Prokuroria e Posaçme kërkoi që gjykata të lexojë deklarimet e dhëna në fazën paraprake hetimore. Gazetari i A2 CNN Armand Bajrami raporton se është lexuar dëshmia e të miturve që […]
Bashkë me babanë bënë për spital një person, arrestohet polici i Komisariatit të Krujës
Një punonjës i policisë së Krujës është arrestuar nga AMP pasi ka kanosur dhe dhunuar një person, së bashku me babain e tij. Efektivi me iniciale K. K., akuzohet për veprat penale “Kanosja” dhe “Shpërdorim i detyrës” pasi ditën e djeshme, gjatë kohës që ishte jashtë shërbimi, së bashku me babain e tij, D. K., kanë dhunuar […]
Gjykata Supreme: Pasaportat amerikane do të njohin vetëm 2 gjini, mashkull dhe femër
Gjykata Supreme e SHBA-së i dha të drejtë Donald Trump-it për të zbatuar politikën që ndalon ndërrimin e gjinisë në pasaportë. Me vendimin e ri, në dokumente zyrtare do të figurojë vetëm gjinia e lindjes, mashkull apo femër. Në praktikë, kjo do të thotë se SHBA do të njohë vetëm dy gjini, mashkull dhe femër, […]
‘Finalet’ për play-off e Botërorit, Sylvinho: S’është momenti për llogari, kundër Andorrës do jetë e vështirë
Trajneri i Kombëtares së futbollit, Sylvinho, doli para medieve pasi bëri publike listën e 25 futbollistëve të grumbulluar për dy ndeshjeve të nëntorit, të cilat janë të fundit për këto kualifikuese. Për Grupin K të Kupës së Botës 2026, Shqipëria luan më 13 nëntor në Andorra dhe më 16 nëntor në Tiranë vjen Anglia, e cila është kualifikuar për në fazën […]
VIDEO-E dashura e supozuar e Putinit martohet me këngëtarin e njohur rus, në Donjetskun e pushtuar
Presidenti rus Vladimir Putin thuhet se është përfshirë në një lidhje romantike me një vajzë bjonde, që duket si një kukull Barbie, e cila është 32 vjet më e re se ai. New York Post ka raportuar se e dashura e Putinit është Ekaterina ‘Katya’ Mizulina, një historiane arti e arsimuar në Britani, e cila tashmë drejton Ligën e Internetit të Sigurt pro-Kremlinit, një lloj agjencie […]
Te Real Madrid s’po gjen shumë hapësira, Chelsea gati të ofrojë 80 milionë euro për francezin
7 Nëntor 2025 11:23 Telesport Sipas raporteve të shtypit anglez, Chelsea është i interesuar të nënshkruajë me mesfushori francez Eduardo Camavinga. Kontrata e mesfushorit të Real Madrid skadon në vitin 2029, por “blues” duan ta sjellin në Londër. Madje thuhet se Chelsea ka bërë një ofertë prej 80 milionë eurosh për të bindur “los blancos”. […]
Sfida e madhe në prag! Usyk negociata për një duel me një tjetër boksier të pamposhtur
Bisedimet janë duke u zhvilluar për të zhvilluar një tjetër sfidë të madhe në peshën e rëndë në boks mes dy boksierëve ende të pamposhtur në ring. Bëhet fjalë për sfidën mes ukrainasit Oleksandr Usyk dhe britanikut Fabio Wardley. Anglezi vjen pas një triumfi emocionues në raundin e 11-të ndaj neo-zelandezit Joseph Parker. Fitorja i […]
Sylvinho: Kujdes ndaj Andorrës, luan me zemër dhe nuk dorëzohet kurrë
Pasi shpalli listën me 25 kuqezinj për dy kualifikueset e fundit në grup, ndaj Andorrës dhe Anglisë, trajneri Sylvinho doli para gazetarëve dhe shpjegoi zgjedhjet e tij. “Lista? Po bëhen 3 vite që jemi këtu dhe po vjen një moment shumë i bukur. Po mbyllet një edicion kualifikues dhe më pëlqen të vij në grumbullimin […]
U filmua mbi jaht atë ditë, Ronaldo shpjegon pse nuk mori pjesë në funeralin e Diogo Jota: Do të ishte bërë “cirk” mediatik…
Pas polemikave për mungesën e tij në funeralin e Diogo Jota më 5 korrik 2025, CR7 ka shpjeguar 4 muaj më vonë arsyen reale. Ai thotë se nuk donte që momenti të kthehej në një “show, në një cirk”, sepse kudo ku shkon, vëmendja përqendrohet vetëm tek ai. Fotot e tij duke u relaksuar në […]