Makina tërheq zvarrë fëmijën 3-vjeç në Larisa
Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të premte në zonën e Larisas në Greqi. Një fëmijë 3 vjeç u aksidenta dhe u tërhoq zvarrë nga një makinë. I mituri u dërgua menjëherë në spital nga babai i tij. Mediat greke bëjnë me dije se fëmija ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa autoritetet po punojnë […]
PS mbron “barazinë gjinore”, Luarasi: Ligji i ri nuk krijon gjini, në përputhje me detyrimet ndërkombëtare
Një ditë pas debateve në Kuvend, mazhoranca ka sqaruar dhe një herë ligjin për barazinë gjinore, i cili kaloi në kuvend me 77 vota pro dhe 36 kundër. Ishte relatorja e këtij ligji, deputetja socialiste Iris Luarasi e cila shpjegoi se ky ligj nuk cënon familjen tradicionale por garanton të drejta të barabarta mes burrit […]
Testet bërthamore/ Rusia kërkon shpjegim nga SHBA, Trump: Shkatërrojmë botën 150 herë!
Duket nuk kanë kaluar pa u ndjerë deklaratat e Donald Trumpit për rinisjen e testeve bërthamore nga ana e SHBA-së. Rusia kërkoi që fundi që Washingtoni të qartësojë qëndrimin e tij, teksa i kujtoi edhe një herë rifillimi i testimeve në fjalë do të nxisin përgjigjen e Moskës dhe të vendeve të tjera. Maria Zakharova, […]
Sulm ndaj vendeve të NATO-s? Gjenerali gjerman paralajmëron Europën: Rusia mund të godasë që nesër
Gjenerali gjerman Alexander Sollfrank tha se Rusia ka kapacitetin për të kryer një sulm të shpejtë ndaj territorit të NATO-s në çdo moment. Sipas Reuters, Ai theksoi se një sulm i gjerë kundër aleancës mbetet një rrezik i mundshëm deri në 2029-ën nëse Moska vazhdon ritmin e tanishëm të furnizimit me armatime. Në vijim forcat […]
Aksident i rëndë në Indi, treni me pasagjerë përplaset me atë të mallrave, 11 viktima dhe dhjetëra të plagosur
Një tren pasagjerësh është përplasur me një tren mallrash në Indi, duke shkaktuar vdekjen e të paktën 11 personave dhe plagosjen e dhjetëra të tjerëve. Treni i pasagjerëve goditi nga pas trenin e mallrave pranë qytetit Bilaspur, bëri të ditur për Associated Press zyrtari i lartë qeveritar, Sanjay Agarwal. Agarwal tha se ndër viktimat ishte […]
I kapën në banesë doza kanabisi me qëllim shitjen, pranga 21-vjeçarit në Berat, nën hetim 20-vjeçari që shpërndante drogën
Berat/Si rezultat i një hetimi me metoda proaktive, finalizohet operacioni policor antidrogë, i koduar “Porcione”. Siguronte lëndë narkotike Cannabis Sativa dhe e ndante në doza, në banesën e tij, me qëllim shitjen, arrestohet 21-vjeçari. Vihet në hetim 20-vjeçari që shpërndante dozat, me automjet. Si rezultat i hetimeve të ndjekura për disa muaj, në koordinim me […]
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese pro Veliajt, personazhe të njohur publikë në krah të kryebashkiakut
Pas vendimit të Kushtetueses në favor të kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, disa personazhe të njohur publikë kanë reaguar në mbështetje të tij. Veliaj reagoi sot për herë të parë me anë të një postimi në Instagram për vendimin e Gjykatës Kushtetuese në favor të qëndrimit të tij në krye të Bashkisë së Tiranës. Nën […]
“Sa përqind do fitosh ti? Po ti?”, kandidatët vihen në garë në podcastin e Ramës: Vlora: Unë do marr 80%. Tepelena: Unë besoj 83%
Një ditë para heshtjes zgjedhore, kryetari i PS-së, Edi Rama ka ndryshuar edhe ditën kur e publikon podcastin e tij “Flasim”. Këtë herë në tryezën e kreut të socialistëve ishin ulur pesë kandidatët e PS-së për bashkitë ku të dielën do të mbahen zgjedhjet e pjesshme lokale. Pas një bisede të gjatë me ta, në […]
Vodhi sende me vlerë në një banesë dhe i fshehu në lokalin e tij, arrestohet 31-vjeçari në Elbasan
Policia e Elbasanit ka finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Night”, duke vënë në pranga një 31-vjeçar të dyshuar për disa vjedhje në qytet. Në pranga ka rënë shtetasi Xh. M., 31 vjeç, i cili akuzohet se më datë 19 tetor 2025 ka hyrë në një banesë në lagjen “Katund i Ri”, duke vjedhur […]
Spiropali me të rinjtë e programit kombëtar të praktikave në ministrinë e Punëve të Jashtme: Diplomacia e hapur ndaj talenteve të reja, prioritetet për Shqipërinë Europiane
Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali zhvilloi sot një takim me të rinjtë që ndjekin Programin Kombëtar të Praktikave të Punës në ministrinë e Punëve të Jashtme. “Një diplomaci më e hapur ndaj talenteve të reja, ndër prioritetet e mandatit për Shqipërinë Europiane”, shkruan Spitopali në postimin e saj në Facebook. Spiropali […]