“Ai nuk është idiot…”, Guardiola flet për të ardhmen e Haaland
Gara për “Këpucën e Artë” këtë sezon pritet të jetë spektakolare, kjo pasi sulmues si Harry Kane, Kylian Mbappe dhe Erling Haaland i kanë bërë një nisje fantastike. Kane ka realizuar 11 gola në Bundesligë, Mbappe 9 në Spanjë, po aq sa Haaland në Angli. “Bomberi” i Man.City po udhëheq “qytetarët” edhe këtë sezon, por […]
“Gjyqtari që do e dënojë, do hajë plumba si Astriti!”, xhaxhai i Elvis Shkambit kërcënon hapur
“Ai që do dënojë atë, do të përballet më të njëjtën gjë!”, me gjakftohtësi, është ky paralajmërimi që xhaxhai i vrasësit të gjyqtarit Astrit Kalaja, bën sot, 7 tetor, një ditë pas krimit të rëndë te Gjykata e Apelit Tiranë. “Gjyqtari që do ta dënojë do të përballet me plumba!”, thotë Gjovalin Shkambi me tone […]
Avokatja e pranishme në vrasjen e gjyqtarit: Kishim frikë, qëndruam të fshehur!
Një avokate nga Lushnja ishte e pranishme në gjykatën e apelit kur ndodhi vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja. “Frika dhe pasiguria në çastet e para prekën të pranishmit në ambientet e gjykatës kur u dëgjuan të shtënat”, tregon avokatja Solvega Topulli . Sipas saj, pasi pa të plagosurit dhe gjyqtarin Kalaja të gjakosur, të pranishmit […]
FOTOLAJM / Pasi vrau gjyqtarin, Elvis Shkambi po e priste Policinë me duar në xhepa
A2CNN ka siguruar fotot menjëherë pas momentit të vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja. Autori Elvis Shkambi shihet duke qëndruar në oborrin e gjykatës i qetë dhe me duar në xhepa, duke pritur ardhjen e policisë. Ai i ka thënë vetë efektivëve që është ai autori i vrasjes. Policia ka arrestuar edhe Gjon Shkambin, xhaxhain e […]
“Mandela palestinez” në qendër të negociatave: Kush është Marwan Barghouti, i burgosuri që do të sjellë paqen
Një vit më parë, revista The Economist e quajti “i burgosuri më i rëndësishëm në botë”, ndërsa në Ramallah e thërrasin “Mandela palestinez”. Marwan Barghouti, prej 23 vitesh në burgjet izraelite, shihet nga shumë palestinezë si figura që mund të bashkojë popullin dhe të hapë një epokë të re në politikën palestineze. Emri i tij […]
Nisin hetimet ndaj Izraelit, akuza për pirateri dhe dhunë ndaj aktivistëve italianë të flotiljes për Gazën
Prokuroria e Romës ka nisur hetimet pas ankesave të disa aktivistëve italianë që u arrestuan nga Izraeli gjatë misionit humanitar drejt Gazës. Sipas tyre, forcat izraelite kanë vepruar në mënyrë të paligjshme duke ndaluar anijet në ujëra ndërkombëtare, ku ndodhej edhe anija italiane “Karma”. Në kallëzime thuhet se anija është sulmuar me ujë nga idrantët, […]
Nga shitës ambulant rruge para dy vitesh në kombëtare, historia frymëzuese e 21-vjeçarit të Argjentinës
Trajneri i kombëtares argjentinase, Lionel Scaloni, ka befasuar me përfshirjen e disa lojtarëve të rinj për miqësoret ndaj Venezuelës dhe Porto Rikos, por më shumë vëmendje mori 21-vjeçari Lautaro Rivero, ish-shitës ambulant në rrugë, një histori frymëzuese suksesi. Rivero, mbrojtës qendre me këmbë të majtë, tërhoqi vëmendjen e River Plate, klub i cili aktivizoi klauzolën […]
Xavi vazhdon ta refuzojë Arabinë Saudite, ëndrra e tij është të drejtojë në Europë, ja ekipi
7 Tetor 2025 11:35 Telesport Që pas largimit të tij nga Barcelona një vit e gjysmë më parë, Xavi është ende pa një pozicion trajneri. Spanjolli është lidhur vazhdimisht kohet e fundit me klube të ndryshme, veçanërisht në Arabinë Saudite. Megjithatë, sipas thashethemeve që vijnë nga mediat iberike, trajneri 45-vjeçar ka refuzuar vazhdimisht Ligën Profesionale […]
Szczesny: Kthimi im në fushë? Këmbënguli gruaja ime, ndoshta donte të më hiqte qafe…
Wojciech Szczęsny, në një intervistë për “TVP Sport”, rrëfeu me humor arsyet e rikthimit të tij të papritur në fushë, 3 muaj pasi kishte zyrtarizuar “pensionimin”, duke zbuluar se vendimin për të nënshkruar me Barcelonën e nxiti kryesisht gruaja e tij: “Akoma nuk e di nëse gruaja e bëri sepse e pa si një mundësi […]
U dëmtua pas rrëzimit në Indonezi, kampioni i botës humbet dy garat e ardhshme
Pas rrëzimit të tij në garën e fundit të zhvilluar në Indonezi, Marc Márquez do të humbasë dy garat e ardhshme të botërorit të MotoGP. Testet që e piloti spanjoll zhvilloi zbuluan një frakturë në bazën e procesit korakoid dhe një këputje të ligamentit në shpatullën e tij të djathtë. “Ekzaminimi klinik dhe vlerësimi radiologjik […]