Vdekja e Dhimitër Anagnostit, reagojnë Begaj, Gonxhja e Meta: Lamtumirë pionieri i kinemasë!
Arti shqiptar humbi sot jo vetëm një prej regjisorëve më të shquar të vendit, por një prej themeleve mbi të cilat u ngrit vetë institucioni i kinemasë shqiptare, Dhimitër Anagnostin. Mbi lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të një prej arkitektëve të parë të kinemasë shqiptare, kanë reaguar edhe politikanët. Begaj: Plejadës së artistëve […]
Tërmeti i fortë godet Afganistanin, mbi 600 viktima, mijëra të plagosur
Një tërmet me magnitudë 6.0 të shkallës Rihter goditi Afganistanin lindor pak para mesnatës sipas orës lokale të dielën. Epiqendra e tërmetit ishte 27 km larg Jalalabadit, qytetit të pestë më të madh të Afganistanit, dhe rreth 140 km larg kryeqytetit Kabul. Ministria e Brendshme e talebanëve raporton se numri i të vdekurve nga tërmeti […]
Sherri me thika në Korçë, arrestohen 8 persona
Më shumë se 8 persona janë vënë në pranga nga Policia e Korçës, pas ngjarjes së mbrëmjes së djeshme ku dy shtetas mbetën të plagosur me thikë. Sipas burimeve pranë uniformave blu, të arrestuarit rezultojnë të kenë qenë pjesë e konfliktit masiv të ndodhur në një lokal pranë Parkut të qytetit. Sherri, i cili dyshohet […]
“Lamtumirë Grand Master”, kryeministri Rama reagon për ndarjen nga jeta të regjisorit Anagnosti: Babai i kinemasë shqiptare
Sot, kinematografia shqiptare humbi një nga figurat më të mëdha dhe më të dashura të saj, Dhimitër Anagnostin. Regjisori legjendar dhe skenaristi i dhjetëra filmave të njohur, mes tyre edhe kryevepra “Lulekuqe mbi mure”, u nda nga jeta në moshën 89-vjeçare. Kryeministri i vendit, Edi Rama ka reaguar pas lajmit për ndarjen nga jeta të […]
Ndarja nga jeta e Dhimitër Anagnostit, Bajram Begaj: Plejadës së artistëve të mëdhenj shqiptarë iu shkëput sot një tjetër yll
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, shprehu sot ngushëllimet për ndarjen nga jeta të regjisorit të kinematografisë shqiptare, Dhimitër Anagnosti. “Plejadës së artistëve të mëdhenj shqiptarë iu shkëput sot një tjetër yll. Lamtumirë, Dhimitër Anagnosti! Shqiptarët do të vazhdojnë të magjepsen nga arti yt i madh”, u shpreh Presidenti Begaj. Dhimitër Anagnosti mbylli sytë përgjithmonë në […]
Vrasja tronditëse në Lviv, arrestohet autori i dyshuar i ekzekutimit të ish-kryeparlamentarit ukrainas
Autoritetet ukrainase kanë arrestuar një person të dyshuar për vrasjen e ish-kryetarit të Parlamentit, Andriy Parubiy, i cili u ekzekutua me armë zjarri të shtunën në qytetin e Lvivit. Lajmin e konfirmoi presidenti Volodymyr Zelensky, i cili e cilësoi krimin si një “vrasje të tmerrshme” dhe një çështje që lidhet drejtpërdrejt me sigurinë e vendit […]
Franca ndez polemika! Kryeministri Bayrou akuzon Italinë për politikë fiskale e padrejtë, Roma shpërthen me reagim të ashpër
Një deklaratë e kryeministrit francez François Bayrou ka ndezur tensionet mes Francës dhe Italisë. Në një intervistë për katër televizione franceze, në prag të votëbesimit të 8 shtatorit, Bayrou tha se Italia po ndjek politika të “dumpingut fiskal”, duke ofruar lehtësime për më të pasurit që mund të zhvendosin rezidencën e tyre tatimore. “Ka një […]
Plagoset në aksident ish-kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut, u godit nga pas ndërsa udhëtonte me makinë
Ish-kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut, Rudy Giuliani u plagos në një aksident automobilistik në New Hampshire gjatë fundjavës, por është në fazë rikuperimi, sipas shefit të tij të sigurisë dhe Policisë Shtetërore të New Hampshire, të cilët dhanë deklarata të dielën. Automjeti i Giulianit u godit nga mbrapa “me shpejtësi të lartë” të shtunën […]
Situata politike në Kosovë/ Kryesia e Kuvendit mblidhet për të diskutuar funksionimin e institucionit
Kryesia e Kuvendit të Kosovës mblidhet sot për të diskutuar hapat e mëtejshëm për funksionimin e institucionit ligjvënës, edhe pse ende nuk dihet se kush do të marrë pjesë. Mbledhja u thirr të shtunën nga kryetari Dimal Basha, i cili e shpalli të përfunduar seancën konstituive, megjithëse nuk ishte zgjedhur nënkryetari nga radhët e komunitetit […]
“Pas lëngimit të gjatë iu binde ligjit të jetës”, e bija e Dhimitër Anagnostit rrëqeth me fjalët, regjisori u nda nga jeta në moshën 89-vjeçare
Regjisori i shquar shqiptar Dhimitër Anagnosti është ndarë nga jeta këtë të hënë në moshën 89-vjeçare. Lajmi është bërë publik nga e bija Juna Anagnosti përmes një postimi në rrjete sociale. “Lamtumirë Dhimitër Anagnosti, regjisori i jetës sonë! Pas një lëngimi të gjatë iu binde ligjit të jetës! Lamtumirë babush!”, ka shkruar ajo. Top Channel