28 Shtator 2025 Faqeja 31
440 rezultate u gjendën
Raporti i DASH për klimën e investimeve në Shqipëri, Gjekmarkaj: Të dhëna alarmante! Ndryshimi s’është më zgjedhje por…  

Raporti i DASH për klimën e investimeve në Shqipëri, Gjekmarkaj: Të dhëna alarmante! Ndryshimi s’është më zgjedhje por…  

Agron Gjekmarkaj, nënkryetar i PD dhe i Kuvendit ka reaguar në lidhje me raportin ne publikuar nga Departamenti I Shtetit mbi klimën e investimeve në Shqipëri.  Në një postim në rrjetet sociale, Gjekmarkaj shkruan se raporti konfirmon shqetësimet që opozita ka ngritur prej vitesh ndaj qeverisjes së mazhorancës ndërsa të dhënat e publikuara nga DASH i quajti alarmante.  “Ky raport është një thirrje alarmi për të gjithë aktorët politikë dhe qytetarët shqiptarë: ndryshimi nuk është më një zgjedhje – është një domosdoshmëri”, shkruan ai.  Postimi i plotë: Raporti më i fundit i Departamentit Amerikan të Shtetit mbi klimën e investimeve në Shqipëri konfirmon shqetësimet që opozita ka ngritur prej vitesh ndaj qeverisjes së Edi Ramës. Të dhënat janë alarmante: korrupsioni i përhapur, krimi i organizuar, pastrimi i parave dhe një ekonomi informale masive po dëmtojnë rëndë zhvillimin ekonomik të vendit dhe po pengojnë investimet serioze nga partnerët ndërkombëtarë. Shqipëria, sipas raportit, mbetet një vend i vështirë për të bërë biznes, me një klimë që dekurajon investitorët dhe që favorizon klientelizmin e lidhur me pushtetin.  Ky raport i jep plotësisht të drejtë qëndrimeve të opozitës dhe veçanërisht denoncimeve të vazhdueshme të liderit të saj, Sali Berisha. Për vite me radhë është paralajmëruar se kështu katandiset një vend kur shkatërrohen zgjedhjet e lira dhe të ndershme, kur pushteti kap institucionet dhe përdor administratën për të mbrojtur krimin dhe pastrimin e parave. Kështu ndodh kur dinamikën ekonomike e përcaktojnë kartelet, dhe jo nevojat bazike të një shoqërie që lufton për mbijetesë dhe në shumë raste braktis vendin. Nuk po e themi më vetëm ne – po e thotë zyrtarisht Departamenti Amerikan i Shtetit. Amerika nuk po flet më me gjuhë diplomatike, por po ulëret për rrezikun që përfaqëson kjo qeveri për ekonominë dhe demokracinë në Shqipëri.  Opozita është e vendosur të ndërtojë një alternativë të re për Shqipërinë, me një ekonomi të hapur, transparente dhe konkurruese. Ne besojmë në një shtet që garanton sigurinë juridike për investitorët, që mbështet fuqinë punëtore vendase dhe që vendos përpara ligjit çdo formë abuzimi apo korrupsioni. Ky raport është një thirrje alarmi për të gjithë aktorët politikë dhe qytetarët shqiptarë: ndryshimi nuk është më një zgjedhje – është një domosdoshmëri.  Raporti i DASH, Belind Këlliçi: Skaner kundër mashtrimeve e propagandës qeveritare  Deputeti i PD Belind Këlliçi ka reaguar për raportin e DASH mbi klimën e investimit në Shqipëri.  Këlliçi shkruan në një mesazh në facebook, se raporti është një skaner realist kundër propagandës dhe mashtrimeve qeveritare!  “Raporti i fundit i DASH pasqyron një realitet të cilin Partia Demokratike e ka denoncuar në vazhdimësi, një realitet ku pengesat korruptive qeveritare ngulfatin rritjen dhe zhvillimin ekonomik, pengojnë investimet e huaja direkte dhe ngadalësojnë ritmin e përafrimit të Shqipërisë me vendet europiane”, shkruan Këlliçi.  Në raport specifikohet niveli i ulët i ekonomisë, ku PBB-ja arrin në vetëm një të katërtën e mesatares së BE-së.  Përtej propagandës së 10 milionë turistëve dhe “përpjekjeve të mëdha për të mbyllur kapitujt”, ky është realiteti faktik i përditshmërisë së qytetarëve shqiptarë, të cilët fatkeqësisht mbeten me varfërinë më të lartë në rajon dhe shumë larg sigurisë ekonomike europiane apo zhvillimit teknologjik.  Reformat strukturore për të zvogëluar këtë hendek me vendet e zhvilluara nuk gjejnë në qeverinë shqiptare as aftësinë, as vizionin dhe as vullnetin për t’u ndërmarrë.  Një ekonomi shqiptare konkurruese do duhej të kishte një klimë të mirë biznesi, një hapje drejt teknologjive të reja dhe mundësive industriale të kohës, një diversifikim të burimeve dhe shfrytëzim të burimeve natyrore, për të mundësuar që çdo i ri të ketë mundësinë të ndërtojë të ardhmen me të ardhura dinjitoze në shtëpinë e tij.  Përkundrazi, problemet kronike me korrupsionin galopant, si në nivel qëndror, po ashtu edhe në nivel lokal dhe të shtrirë në mënyrë kapilare, pengojnë iniciativën e lirë dhe besimin tek ekonomia.  Vizioni qeveritar është dëshmuar në vazhdimësi i njëjti, injektim i flukseve të stërmëdha të parasë së pistë, braktisje totale e sektorit industrial dhe fermerëve, pengesa burokratike dhe zhvatëse ndaj sipërmarrjeve të vogla e të mesme, dhurim i tokave të bregdetit tek klientët personalë të kryeministrit apo “investitorët strategjikë” me CV të pasur kriminale vendase dhe ndërkombëtare!  Raporti tregon se si korrupsioni është pengesë konkrete në ekonominë shqiptare, e jo vetëm temë e diskursit publik opozitar.  Korrupsioni në sektorin publik, sistemin gjyqësor dhe prokurimet publike, konkurrenca e padrejtë dhe e shtrembëruar, ekonomia e madhe informale, pastrimi i parave, pengesat në të drejtën pronësore, zbatimi i dobët i kontratave, janë të gjitha përgjegjësi direkte e një qeverisje të mbrapshtë dhe të dështuar 12 vjeçare, e cila riciklon fytyrat, por jo qasjen destruktive kundrejt shtetformimit.  Në raport po ashtu specifikohet se prania e madhe e të ardhurave të paligjshme nga trafikimi i drogës, kontrabanda, evazioni fiskal dhe korrupsioni, shtrembërojnë konkurrencën në treg. Investitorët raportojnë se mund të jenë objekt shantazhesh nga administrata publike, media dhe grupe kriminale.  Raportet për korrupsion në prokurimet qeveritare janë të zakonshme, me investitorët që shpesh raportojnë raste të korrupsionit qeveritar që vonojnë ose pengojnë investimet në Shqipëri.  E drejta pronësorë, sipas raportit, vijon të jetë një sfidë në Shqipëri, ku është vështirë të sigurohet titulli i qartë i pronës dhe kompensimi për tokat e konfiskuara nga sistemi komunist vazhdon të jetë joefikas dhe i pamjaftueshëm!  Garantimi i të drejtës pronësore do duhej të ishte baza e çdo politike qeveritare që synon një zhvillim të qëndrueshëm dhe rritje të investimeve të huaja direkte, të besimit të investitorëve tek Shqipëria.  Përkundrazi, prona është trajtuar si plaçkë elektorale, nga zyrtarë të babëzitur me orientim qeveritar, për të deformuar vullnetin elektoral të votuesve dhe pamundësuar pasurimin e shqiptarëve në pronën e tyre të pavarur nga qeveria.  Partia Demokratike beson tek sipërmarrja e lirë, tek rritja ekonomike e bazuar në lirinë e biznesit për qytetarët shqiptarë dhe investitorët e huaj, pa vargonjtë korruptivë dhe gjobaxhinj të një administrate të kalbur.  Por PD njëkohësisht rithekson urgjencën kombëtare të largimit një orë e më parë të një qeverie, e cila mandat pas mandati, tregon paaftësinë dhe bashkëfajësinë në pengimin e kësaj lirie ekonomike, pasi një qytetar shqiptar i lirë, i pavarur dhe me mirëqënie, nuk do të ishte i kontrollueshëm nga makineria antiligjore e patronazhimit dhe neodiktaturës.   Raporti i […]
“Emri i kandidatit për Tiranën, çështje ditësh”, Noka takon Tedi Blushin: Përjashtojmë nga bashkëpunimi Arlind Qorin

“Emri i kandidatit për Tiranën, çështje ditësh”, Noka takon Tedi Blushin: Përjashtojmë nga bashkëpunimi Arlind Qorin

Të mandatuarit e Partisë Demokratike patën një takim këtë të diel me sekretarin e Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, në lidhje me zgjedhjet për bashkinë e Tiranës.  Pas mbledhjes, Flamur Noka u ndal te kandidatura e opozitës për kryebashkiakun e kryeqytetit, duke thënë:  “Ju siguroj që është çështje ditësh. Ne jemi opozitë dhe forcë demokratike, ndaj ndjekim hapat dhe procedurat, konsultohemi dhe më […]
Arrestohen 3 shqiptarë në Spanjë, sekuestrohen 16 kg kokainë me vlerë më shumë se 500,000 euro

Arrestohen 3 shqiptarë në Spanjë, sekuestrohen 16 kg kokainë me vlerë më shumë se 500,000 euro

Policia spanjolle (Mossos d’Esquadra) dhe Policia Lokale e Castelldefels kanë arrestuar 3 shqiptarë të cilët u kapën në flagrancë me 16 kg kokainë me vlerë më shumë se 500,000 euro. Sipas mediave spanjolle  dhe burimeve zyrtare, më 22 shtator, oficerë të veshur civilë nga të dy forcat policore, në një njësi të përbashkët kundër vjedhjes, grabitjes […]
Lëvizte i armatosur, vihet në pranga 27-vjeçari/ Policia sekuestron armën e zjarrit, municion luftarak dhe para

Lëvizte i armatosur, vihet në pranga 27-vjeçari/ Policia sekuestron armën e zjarrit, municion luftarak dhe para

Policia e Tiranës ka arrestuar një 27-vjeçar i cili lëvizte i armatosur. Nga kontrolli, policia ka sekuestruar armën e zjarrit, municion luftarak dhe një shumë parash. “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të kontrolleve intensive të zhvilluara pas mesnatës, me fokus identifikimin e shtetasve që qarkullojnë të armatosur dhe që përbëjnë rrezik […]
7 pyetjet që ngrenë dyshime dhe misteri që rrethon vrasjen e Edoardo Sarchi në Tepelenë

7 pyetjet që ngrenë dyshime dhe misteri që rrethon vrasjen e Edoardo Sarchi në Tepelenë

Vrasja e biznesmenit italian Edoardo Sarchi 44 vjeç, në Tepelenë, vijon të jetë mister për rrethanat, dinamikën dhe motivet. 7 pyetje që ngrenë dyshime mbi thëniet dhe deklarimet në polici të 4 të shoqëruarve, Eqerem Braçi dhe dy djemtë e tij Gazmendi e Danieli, si dhe bariu Armir Hitoveizi, kërkojnë përgjigje dhe shtojnë akoma më […]
“Biznesmenit italian iu bë atentat”, grupi hetimor ka përjashtuar një ngjarje aksidentale. Sulmi ishte i paramenduar

“Biznesmenit italian iu bë atentat”, grupi hetimor ka përjashtuar një ngjarje aksidentale. Sulmi ishte i paramenduar

Vdekja e biznesmenit italian Edoardo Sarchi është një atentat dhe jo ngjarje aksidentale. Ky ka qenë përfundimi i grupit hetimor të policisë pas këqyrjes së vendit të ngjarjes. Sipas burimeve, biznesmeni italian i një fabrike tullash në Lakrapë të Tiranës, në momentin e ngjarjes ka qenë në shoqërinë e Eqrem Braçit dhe dy djemve të […]
Analiza e Bloomberg/ Si Rusia ‘ushqen dhe ushqehet’ nga lufta, Moska arriti shifra rekord shpenzimesh dhe në eksport armësh

Analiza e Bloomberg/ Si Rusia ‘ushqen dhe ushqehet’ nga lufta, Moska arriti shifra rekord shpenzimesh dhe në eksport armësh

Edhe nëse luftimet në Ukrainë qetësohen, ekonomia ruse do ta ketë të vështirë të shkëputet nga rruga e saj e luftës. Në vitet e fundit, shpenzimet masive të mbrojtjes kanë militarizuar industrinë dhe kanë thithur qindra mijëra punëtorë, duke shmangur recesionin, por duke krijuar edhe një kurth varësie. Vladimir Putin nuk tregon shenja tërheqjeje. Ai […]
Protestë për rrugët në Vlorë, banorët e gjashtë fshatrave bllokuan sërish aksion kombëtar

Protestë për rrugët në Vlorë, banorët e gjashtë fshatrave bllokuan sërish aksion kombëtar

Banorët e gjashtë fshatrave të lumit të Vlorës protestuan për rrugën që lidh fshatrat e tyre me njëri-tjetrin. Prej më shumë se 35 vitesh këta banorë janë në pritje të asfaltit, sipas protestuesve fshatrat janë braktisur pikërisht prej mungesës së infrastrukturës, e cila e bën edhe më të vështirë marrjen e shërbimeve arsimore dhe shëndetësore. […]
Incident në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit, sopranoja Eva Golemi dërgohet në spital pas rrëzimit në skenë

Incident në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit, sopranoja Eva Golemi dërgohet në spital pas rrëzimit në skenë

Një episod i papritur ka ndodhur mbrëmjen e premierës së operës “La Traviata” në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit, ku sopranoja e njohur Eva Golemi është rrëzuar në skenën finale të shfaqjes. Rënia ndodhi në momentin dramatik të skenës ku personazhi i Violetës ndërron jetë në duart e Alfredos. Publiku fillimisht e mori si […]