“Konviktet me mik” – Erisa Xhixho denoncon dhunën ndaj studentëve që kërkojnë strehim (Video)
Deputetja e Partisë së Lirisë Erisa Xhixho e ka quajtur të patolerushme dhunë n e ushtruar ndaj studentëve dhe prinderve të tyre që duan të regjistrohen në godinat shtetërore. Në një postim në facebook ajo shprehet se : “E patolerueshme dhe e turpshme dhuna policore mbi studentët dhe prindërit e tyre, që janë në të […]
Pas arratisjes me makinë, arrestohet “Çekiçi” i Korçës: Dëgjohemi kur të dal!
Policia e Korçës ka arrestuar 27-vjeçarin Kostandin Dramolli, i cili njihet me emrin si reper “Çekiçi 14” dhe pretendon të bëjë një jetë “rebeli”. Sipas autoriteve policore, ai është vënë në pranga pasi nuk i është bindur urdhrit të uniformave blu për të ndaluar, në aksin rrugor “Qafë Plloçë-Qukës”. “Oficeri i Policisë Gjyqësore arrestoi në […]
Nga greva e urisë te shkarkimi i Begajt e Peleshit/ Detaje nga diskutimi i Grupit të PD
Janë zbardhur detaje nga diskutimet e deputetëve demokratë në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike. Deputetët diskutuan masa radikale për të përballuar situatën e krijuar në parlament. Aksioni për radikalizimin e veprimeve, përfshirë grevën e urisë dhe ngujimin në Kuvend, u mbështet nga shumë deputetë, që kërkuan reagime të forta si brenda ashtu edhe jashtë parlamentit. […]
Shqiptari, grevë para parlamentit grek: Kërkon zhvarrosjen e djalit, që humbi jetën në aksidentin hekurudhor
Babai i Denis Ruçit, 22-vjeçarit që humbi jetën në aksidentin tragjik hekurudhor në Tempi të Greqisë, ka nisur që prej së hënës një grevë urie përpara parlamentit grek, në sheshin Syntagma, në Athinë. Siç shkruajnë mediat vendase, ai kërkon leje për zhvarrosjen e trupit të të birit, kërkesë kjo që është refuzuar nga Gjykata e Apelit […]
Inteligjenca irakiane shpëton liderin e Sirisë, planifikuan ta vrisnin ish-shokët
Një komplot për vrasjen e liderit sirian Ahmed al-Sharaa është parandaluar me ndihmën e inteligjencës irakiane. Kështu zbuloi këtë të premte gazeta libaneze An-Nahar. Sipas raportit, informacioni u dorëzua rreth gjashtë muaj më parë, pasi inteligjenca irakiane mësoi për komplotin, i cili përkoi me përpjekjet e disa grupeve ekstremiste siriane për të kryer një seri […]
Tension i lartë në Balltik, 3 avionë rusë fluturojnë për 12 minuta mbi Estoni
Tre avionë luftarakë rusë MiG-31 kanë shkelur hapësirën ajrore të Estonisë këtë të premte. Qeveria estoneze njoftoi se avionët qëndruan në hapësirën ajrore të Estonisë për 12 minuta. Po ashtu bëhet me dije se ata u zhvendosën rreth 8 kilometra në hapësirën ajrore në drejtim të Talinit, kryeqytetit të Estonisë. Inkursioni ndodhi këtë mëngjes pranë […]
Pritë ukrainasve duke përdorur tubacionet, ja strategjia e forcave ruse
Për herë të parë ndodhi në Avdivka, në janar të vitit 2024, kur trupat ruse përdorën një tunel ujor, pjesërisht të përmbytur, për t’u futur vjedhurazi në një qark të qetë e të pyllëzuar të qytetit të Ukrainës, duke i hapur rrugën kështu pushtimit të qytetit disa javë më vonë. Prita e dytë u ngrit […]
“Kalova vdekje klinike”/ ‘Jeta e dytë’ e avokatit Sajmir Vishaj: Në Itali arrita thuajse i vdekur, më operuan me robot
Avokati Saimir Vishaj ka treguan peripecinë e tij shëndetësore. Në një intervistë për Top Channel, ai tha: “Unë jam tip i rregullt dhe çdo muaj kam bërë check up, nuk kam pasur asnjë shqetësim. Kisha abuzuar më përpara me cigaren dhe alkoolin. Nuk e dimë që e nesërmja vazhdon, fusim dhe familjen në stres. Stresi […]
Panik në sfidën Pogradeci-Skënderbeu, mbrojtësi goditet në kokë, ambulanca hyn në fushë
Ankth dhe panik në fund të ndeshjes Pogradeci-Skënderbeu, në Kategorinë e Parë. Mbrojtësi i korçarëve, Klevis Shaqe u transportua në spital me ambulancë, për shkak të një goditje të marrë në kokë. Pas një dueli në zonë, mbrojtësi përfundoi i shtrirë në fushë. Mjekët ndërhynë menjëherë dhe lojtari u transportua me urgjencë në spital, për […]
Rama plan për ta bërë PD si PASOK në Greqi? Deputeti i Berishës tregon frikën e selisë blu
Deputeti demokrat Igli Cara në “Ditari i Pasdites” me Pandi Gjatën, në A2 CNN komentoi zhvillimet e fundit politike, duke u ndalur në veçanti te skenat në Parlament, ku në 30 minuta seancë pa debat, u votëbesua qeveria e re, “Rama 4”. Cara u shpreh se Rama është “i pangopur në luftën e tij për […]