Parlamenti miraton Kryesitë dhe anëtarët socialistë të Komisioneve, ja si u ndanë votat
Ditën e sotme janë zgjedhur Kryesitë e Komisioneve Parlamentare në Kuvendin e Shqipërisë. Kuvendi miratoi kryetarët dhe zevendës-kryetarët e propozuar nga Partia Socialiste, ndërsa emrat e propozuar nga PD nuk u votuan. Kjo pasi emrat e miratuar në Grupin e PD-së nuk janë depozituar zyrtarisht në Kuvend, prandaj edhe nuk u hodhën fare në votim. […]
E RËNDË – Humb jetën në shtëpinë mbështetëse “Mimoza” në Shkodër 64- vjeçarja, dyshimet e policisë
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi mbrëmjen e djeshme, në ambientet e Shtëpisë Mbështetëse “Mimoza”, shtetasja L. B., 64 vjeçe, ka humbur jetën, dyshohet për shkak të arrestit kardiak. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm […]
Suedia merr vendimin historik: Hiqen telefonat në shkolla
foto ilustruese SUEDI- Suedia do të zbatojë ndalimin e telefonave celularë në shkolla në të gjithë vendinNga vjeshta e vitit 2026, të gjitha shkollat dhe klubet pas shkolle duhet të mbledhin dhe të mbajnë telefonat e nxënësve deri në fund të ditës, raporton The Guardian. Suedia do të zbatojë një ndalim mbarëkombëtar të telefonave celularë […]
Arka e shtetit fryhet me 5 miliardë euro në 8 muaj, ja ku u mblodhën paratë
Gati 5 miliardë euro ka mbledhur arka e shtetit në 8 muajit e këtij viti. Në shifrat e fundit të publikuara nga Ministria e Financave thuhet se të ardhurat u rritën me 7.3% në raport me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar ose 340 milionë euro më shumë. Rritja më e madhe e të ardhurave ka […]
Euro shkon 96 lekë, niveli më i ulët historik/ Ekspertët bëjnë paralajmërimin e fortë: Ja cilët janë faktorët
Monedha europiane ka prekur minimume te reja historike në tregun valutor shqiptar. Banka e Shqipërisë konfirmon se tendenca rënëse e euros është vërejtur këtë fillim jave ku 1 euro është këmbyer për 96.91 lekë. Një rënie më rreth 3% krahasuar me fillimin e vitit. Sipas ekspertëve janë një sërë faktorësh që kanë ndikuar në shtimin […]
VIDEO/ Grabitën xhiron ditore të një karburanti, arrestohen “Hijet” në Elbasan (EMRAT)
Pamje nga video ELBASAN- Dy persona janë arrestuar në qytetin e Elbasan pasi grabitën xhiron ditore në një pikë karburanti. Të arrestuarit janë Denis Isallari 23-vjeç dhe Denajd Sterka 19-vjeç, të dy banues në Elbasan. Sipas njoftimit të bluve, dy grabotësit e maskuar, përdorën një send të ngjashëm me armën e zjarrit për të kanosur punonjësit e pikës […]
‘Rama me Diellën talli veriun’, ‘shpërthen’ Murrizi: Deputetët e PD nga listat e mbyllura, tufë brumbujsh
Ish-deputeti i PD-së Myslim Murri i ftuar në një emision televiziv, ka komentuar zhvillimet e fundit në vend, duke filluar nga qeveria e re, problemet në PD dhe kandidatin e PD-së për Bashkinë Tiranë. Murrizi ka deklaruar se ministrja e gjeneruar nga Artiligjenca Artificiale ‘Diella’, është tallja me 4 prefekturat e veriut, pasi sipas tij […]
Kriza godet industrinë shqiptare, prodhimi dhe punësimi bien ndjeshëm
Sektori i prodhimit sidomos industria për eksport ka hyrë në një fazë gjatë krizë. Treguesit tremujorë për prodhuesit e të mirave në vend, të publikuar për periudhën prill–qershor 2025, tregojnë kontraste mes sektorëve prodhues, ku industria vijoi rënien, ndërsa ndërtimi rritjen. Në industri, që përfshin aktivitetet nxjerrëse dhe përpunuese, shitjet neto në volum ranë me […]
Parlamenti në “maratonë”, mazhoranca dhe opozita përballen sërish në sallë, ja çfarë pritet të ndodhë në seancën
Në orën 17:00 të ditës së sotme, do të nisë seanca e dytë parlamentare e Kuvendit të Shqipërisë, ku pritet të realizohet votimi për drejtuesit e komisioneve parlamentare. Sipas raportimeve të gazetarit Ergys Gjençaj, kjo pritet të jetë një seancë protokollare, ku do të bëhet zgjedhja e drejtuesve të komisioneve të ndryshme parlamentare. Në seancën […]
Lëvizja Bashkë zbret në garën për Tiranën, Redi Muçi zbulon kandidatin potencial
Lëvizja Bashkë do të ketë kandidatin e saj në zgjedhjet e parakohshme për Bashkinë e Tiranës. Lajmin e konfirmoi në një studio televizive, deputeti i kësaj partie Redi Muçi, sipas të cilit kryeqyteti është bastioni i Lëvizjes Bashkë, ku kanë mbështetjen më të madhe qytetare. “Ne në Tiranë kemi mbështetjen tonë kryesore. Për hir të […]