Greqia në alarm nga lija e dhenve/ Qeveria: Rrezikojmë të futemi në karantinë
Autoritetet greke janë në alarm pasi Ministria e Zhvillimit Rural dhe Ushqimit e ka vënë vendin në “gatishmëri operacionale” për shkak të përhapjes masive të lisë së dhenve. Sipas “Kathimerini” kanë ngordhur 113 mijë kafshë në 2 muajt e fundit. Ministri Costas Tsiaras mbajti një takim me Guvernatorët Rajonalë ku shpalosi një plan prej 10 […]
Superoperacion në portin e Pireut/ Sekuestrohen mbi 2,000 kontejnerë mallrash, destinacion i trafikut të kontrabandës edhe Shqipëria
Në një super operacion të policisë greke dhe të koordinuar prej prokurorisë europiane, është shkatërruar një linjë ndërkombëtare trafiku mallrash të përmasave gjigante. Degë të trafikut edhe në vendet ballkanike dhe Shqipëri. Sipas informacioneve të deritanishme, 2,435 kontejnerë janë sekuestruar në portin e Pireut gjatë orëve të mbrëmjes së së hënës, ndërsa 350 të tjerë […]
Gjashtë monarkitë e Gjirit Persik dalin me një vendim unanim, kërkojnë ndikimin e SHBA-së: Ndalojeni Izraelin!
Gjashtë monarkitë e Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit, të mbledhur në Doha, i bënë thirrje Shteteve të Bashkuara të “përdorin ndikimin e tyre” për të ndaluar Izraelin, pas sulmit izraelit ndaj udhëheqësve të Hamasit në Katar. “Ne presim që Shtetet e Bashkuara, partneri ynë strategjik, të përdorin ndikimin e tyre mbi Izraelin në mënyrë që […]
Superliga: Tirana “dopio” fitore ndaj Partizanit në javën e parë, triumfon edhe Pogradeci
Janë luajtur sot ndeshjet e prapambetura të javës së parë të Superligës në volejboll, ku u zhvilluan dy ndeshje derbi mes Tiranës dhe Partizanit. Skuadra bardheblu i fitoi me rezultatin e njëjtën 3-2 të dyja sfidat, për meshkuj e femra. Fitoren e parë sezonale korri edhe Pogradeci. Meshkujt – Interesante sfida e luajtur në “Fahrie […]
Spahiu: Nëse Kuvendi bëhet me 101 deputetë, partitë e reja nuk kalojnë dot pragun elektoral
Kryeministri Edi Rama propozoi pak ditë më parë se duhet një Parlament me 101 deputetë. Lidhur me këtë juristi Kreshnik Spahiu, në një lidhje skype për emisionin ‘5 pyetjet nga Babaramo’ tha se nëse Kuvendi bëhet me 101 deputet, kjo mund të bëjë që partitë e reja të mos kalojnë dot pragun elektoral.Spahiu ka deklaruar […]
Champions League/ Tudor para sfidës me Dortmund: Duhet të bëjmë një paraqitje shumë të mirë
Trajneri i Juventusit, Igor Tudor e cilësoi ndeshjen e nesërme përballë Dortmund në Champions League si shumë të rëndësishme. Ai theksoi se Juventusi kërkon të shkojë shumë larg. “Nuk mendoj kurrë se sa larg mund të shkojmë si ekip. Përndryshe, nuk do shikonim atë që kemi përpara. Duhet të bëjmë një paraqitje të mirë kundër […]
Lufta me Rusinë, Kievi kërkon 120 miliardë dollarë për mbrojtjen: Do paguajmë ushtarët
Ukrainës do t’i duhen të paktën 120 miliardë dollarë për mbrojtjen e saj në vitin 2026, teksa lufta me Rusinë ka hyrë në vitin e katërt. Ministri ukrainas i Mbrojtjes, Denys Shmyhal, theksoi se financimi është thelbësor për të mirëmbajtur linjat mbrojtëse, për të prodhuar më shumë dronë dhe armë të tjera, për të mbrojtur […]
“Jepja rrogën pensionistëve të lagjes tënde”, gazetari sherr me Mziun: Të përmend unë gijotinën dhe e shihni…
Në “Off the record” më Andrea Dangllin, gazetari Ardit Rada u përplas me deputetin demokrat Xhelal Mziu. Ishte ky i fundit që ngriti akuza se pensione dhe pagat sot janë të pamjaftueshme, teksa Rada kërkoi që opozita të udhëheqë me shembuj. “Vini këtu dhe na e shfryni ne gazetarëve që nuk mendojmë si ju atë […]
Alarm në Poloni, dron mbi ndërtesat qeveritare
Autoritetet polake kanë dhënë alarmin mbrëmjen e sotme pasi një dron u pikas duke fluturuar mbi ndërtesa qeveritare në kryeqytetin Varshavë, përfshirë zonën e rrugës Parkowa dhe Pallatin Belweder, rezidenca e rëndësishme shtetërore. Lajmin e bëri publik kryeministri Donald Tusk përmes një postimi në rrjetin social X, duke njoftuar se droni u neutralizua nga Shërbimi […]