Day: September 15, 2025

  • Nga puna tek dashuria, java nis plot aventura për këto shenja

    Nga puna tek dashuria, java nis plot aventura për këto shenja

    Dashi
    Do keni mosmarrëveshje te vogla sot ne jetën tuaj ne çift, por te gjitha këto do jene pa pasoja te renda. Menjëherë do i kuptoni gabimet dhe do mundoheni ta ndreqni situatën. Beqaret do takohen me një person dhe zemra do iu rrahe menjëherë sapo te jene pranë tij. Ne planin financiar, me pak maturi dhe me një menaxhim te mire do ia dilni mbanë.
    Demi
    Gjerat do shkojnë si duhet sot ne jetën tuaj ne çift. me partnerin do ruani një komunikim te mire dhe nuk do ketë aspak debate apo mosmarrëveshje. Edhe beqaret do jene ne humorin e duhur për te dale neper takime e për te njohur persona te rinj. Priten ndryshime. Ne planin financiar tregohuni shume te kujdesshëm sepse do jeni ne prag te një katastrofe po gabuat.
    Binjaket
    Do jeni shume te arsyeshëm sot ne jetën tuaj ne çift dhe do sqaroni gjithçka me mirëkuptim dhe maturi. Edhe partneri do jete me i duruar dhe me tolerant. Beqareve do iu duhet te bëjnë zgjedhje te vështira te cilat do ua ndryshojnë jetën. Financat nuk do jene te këqija, kështu qe përfitoni nga situata për t’i organizuar edhe me mire ato.
    Gaforrja
    Nëse jeni ne një lidhje, marrëdhënia ne çift do shkoje me se miri. Do i rregulloni te gjitha probleme dhe do ndiheni me te qete. Beqaret nuk duhet te nxitohen dhe te pranojnë propozimet qe do iu bëhen . Do ketë persona qe mund te kenë edhe lidhje te tjera dhe do duan te tallen me ta. Financat nuk do jene ne gjendjen me te mire. Do shpenzoni pa u menduar.
    Luani
    Jeta juaj ne çift nuk do ketë aspak te reja gjate kësaj dite. Merrini gjerat si t’iu vijnë pa bere sakrifica shume te mëdha. Beqaret me ne fund do mund te fillojnë një histori dashurie te vërtetë dhe mjaft emocionuese. Me financat do keni vështirësi. Nuk do mund t’i bëni balle tundimit për te shpenzuar shuma te mëdha për objekte te panevojshme për momentin.
    Virgjeresha
    Te dashuruarit nuk duhet te rrezikojnë shume gjate kësaj dite dhe te flasin me partnerin për tema delikate. Kujdes! Beqaret do kenë disa takime te shpejta me persona qe do i joshin menjëherë. Pranoni te takoheni serish me ta. Për financat nuk duhet te shqetësoheni. Fale perkujdesit te kohëve te fundit, situata do jete mese e qëndrueshme.
    Peshorja
    Do keni një jete sociale mjaft aktive gjate kësaj dite dhe ka mundësi qe ta lini paksa pas dore partnerin. Kjo do e mërzitë atë dhe do e beje te mendoje seriozisht për te ardhmen. Beqaret duhet te reflektojnë mire para se te pranojnë ftesa. Nga ato do varet e nesërmja. Nëse nuk i menaxhoni si duhet te ardhurat dhe nëse shpenzoni pa kursim do keni probleme te mëdha.
    Akrepi
    Dite e kënaqshme për sa iu përket çështjeve te zemrës. Do kaloni çaste te mrekullueshme me partnerin dhe do dashuroheni me te ashtu si vetëm ju dini. Beqaret po nuk u treguan realiste nuk do e gjejnë dashurinë. Askush nuk është perfekt. Ne planin financiar duhet ta shtrëngoni paksa rripin sepse mund te lindin vështirësi te mëdha me vone.
    Shigjetari
    Dite goxha delikate kjo e sotmja për te dashuruarit. Nuk do kuptoheni mire me partnerin dhe kjo mund te sjelle debate te forta. Beqaret do kenë një dite premtuese dhe te mbushur me propozime emocionuese. Edhe sikur te doni nuk do iu rezistoni dot personave qe do keni rreth e rrotull. Shpenzimet duhen kryer me maturi ne mënyrë qe te mos ketë probleme.
    Bricjapi
    Jeta ne çift do konsolidohet edhe me tepër gjate kësaj dite. Do e respektoni tjetrin dhe do pranoni te bëni edhe ndonjë sakrifice te vogël. Beqaret nuk do i marrin seriozisht ftesat e do iu bëhen pa e kuptuar s mund te humbin mundësi te çmuara. Te ardhurat do mbrohen nga yjet deri ne njëfarë pike, megjithatë mos shpenzoni kuturu. Maturia vlen gjithmonë.
    Ujori
    Dite mjaft euforike kjo e sotmja për te dashuruarit. Emocionet do jene te njëpasnjëshme dhe do iu duket shpesh vetja si ne një ëndërr. Beqaret do realizojnë disa takime te këndshme dhe do ndihen mjaft mire. E ardhmja mund t’iu ndryshoje shpejt. Me paratë gjerat do ecin shume mire. Do e dini sa te shpenzoni qe t’iu mbeten edhe disa para mënjanë.
    Peshqit
    Shtojini dozat e imagjinatës ne çift gjate kësaj dite nëse nuk doni qe rutina t’iu pushtoje dhe te keni probleme. Duhen bere patjetër disa ndryshime. Beqaret do kenë takime mbresëlënëse me persona qe me pare i nënvlerësonin. Ne planin financiar jo vetëm qe do ndiheni te qete kur te shpenzoni, por do mund te hiqni edhe disa para mënjanë.

  • Siti fiton derbin e Mançesterit me Junajtid, Guardiola fiton duelin e parë sezonal me rivalët e qytetit

    Siti fiton derbin e Mançesterit me Junajtid, Guardiola fiton duelin e parë sezonal me rivalët e qytetit

    Adriatik BALLA
    Dje u luajtën ndeshjet e xhiros së radhës në Premier League angleze, të cilat dhuruan spektakël dhe mjaft rivalitet, gjë që e dëshmoi më së miri ndeshja Bërnli-Liverpul, e cila ishte mbërthyer në barazim deri në sekondën e fundit e pikërisht në fund fare Liverpul e fiton falë një penalltie t shndërruar në gol nga Salah. Por kryendeshja e djeshme në Premier League ishte derbi mes Mançester Sitit dhe Mançester Junajtid, luajtur në stadiumin “Etihad”. Në këtë përballje trajnerët spanjollë Guardiola dhe Amorim patën mundësinë të zbatojnë në fushë idetë e tyre por kualiteti i Sitit solli fitoren e “qytetarëve”, një fitore që e ngjit ekipin e Pep Guardiolës në vendin e 8-të, me 6 pikë, me dy fitore e dy humbje në katër takime të luajtura. Kurse Junajtid zbret në vendin e 14-të, me vetëm 4 pikë të grumbulluara në katër xhirot e para të kampionatit anglez.
    Ndeshjen e djeshme e dominuan “qytetarët”, ku i pari e hapi serinë e golave Foden në minutën e 18-të. Pjesa e parë do të mbyllej 1-0. Në pjesën e dytë erdhi shpërthimi i sulmuesit norvegjez Erling Haland, që shënoi golin e dytë për ekipin e tij në minutën e 53-të, pas asistimit të Dokut. Në minutën e 68-të, pas një asisti të Silvës, norvegjezi Haland shënoi edhe goln e tretë, duke e “vrarë” ndeshjen. Përfundimisht derbin e Mançesterit e fitoi Siti, me shifrat 3-0, duke u kthyer “në origjinë” dhe si një skuadër që mund të rritet për të pretenduar titullin në vazhdim. Kurse Junajtid me këtë humbje, në krizë të thellë, mund të sjellë edhe shkarkimin e trajnerit. Ndërkohë, po dje, sulmuesi i Egjiptit, Mohamed Salah, ishte i saktë nga penalltia në minutën e 93-të dhe ia siguroi pikët e plota kampionit të Anglisë, Liverpulit.
    Me rezultatin 1:0, “Reds”-at fituan në udhëtim ndaj Bërnlit të Armando Brojës, që luajti me një lojtar më pak në fushë në dhjetë minutat e fundit. Ndeshja e zhvilluar të dielën i takoi xhiros së katërt të Premier League. Lesli Ugoçukvu u përjashtua nga loja te vendësit në minutën e 84-t. Në shtesë, Liverpuli fitoi penallti pas prekjes me dorë të Hannibal Mejbrit. Salah ishte i pagabueshëm për fitoren e katërt në po aq ndeshje të luajtura. Sulmuesi i Shqipërisë, Broja, u inkuadrua në minutën e 89-të. Liverpuli prinë në tabelë me 12 pikë, tri më shumë se Arsenali, Totenhemi e Bornemuthi. Bërnli mbetet me tri pikë në pozitën e 17-të. Në vendet e para në Premier League qëndrojnë Liverpuli me 10 pikë, ndjekur nga Arsenali, Totenhemi e Burnemuthi me 9 pikë, e fill pas tyre Çelsi me 8 pikë, skuadra që kompletojnë top-5 në renditjen e Premier League angleze.

  • Torino mund Romën në “Olimpico”, shqiptarët luajnë titullarë në fitore

    Torino mund Romën në “Olimpico”, shqiptarët luajnë titullarë në fitore

    Adriatik BALLA
    Lojtarët e përfaqësueses tonë po paraqiten mirë me skuadrat e tyre në Europë e një pjesë marrin rol protagonisti, sikurse bëri dyshja Asllani Isimajli në radhët Torinos, që fituan ndaj Romës në transfertë 1-0. Nga ana tjetër, Broja luajti vetëm pak minuta në fund të ndeshjes që Bërnli e humbi me Liverpulin, kurse në Championship po spikat sulmuesi Anis Mehmeti, protagonist me Bristol Citin. Ndërsa në Gjermani ka një numër të madh talentesh shqiptare, por që nuk luajnë për Shqipërinë.
    Ismajli e Asllani protagonist e me notë të lartë
    Torino ka marrë një fitore të madhe në transfertë ndaj Romës, në përballjen e vlefshme për javën e tretë të Serie A, duke triumfuar me rezultatin minimal 0-1 në “Olimpico”. Goli i vetëm i takimit u shënua në minutën e 59-të nga Simeone, duke i dhënë Torinos tre pikë me shumë vlerë ndaj një rivali të fortë. Në këtë ndeshje, dy yjet e Kombëtares shqiptare, Kristjan Asllani dhe Ardian Ismajli, ishin titullarë për miqtë. Për mbrojtësin Ardian Ismajli, kjo ishte ndeshja e parë si titullar me fanellën e Torinos, pasi dy sfidat e para të sezonit i humbi për shkak dëmtimi. 28-vjeçari u vendos në qendër të mbrojtjes dhe dha sinjale pozitive, edhe pse në minutën e 38-të krijoi shqetësim në pankinën e Torinos, teksa u shtri në fushë dhe kërkoi ndihmën e stafit mjekësor. Pas ndërhyrjes së shpejtë, Ismajli arriti të rikthehej në fushë dhe e mbylli pjesën e parë, që përfundoi pa gola. Ndërkohë, Kristjan Asllani vazhdoi të konfirmojë formën e tij të mirë, duke zhvilluar 80 minuta solide në mesfushë. Regjisori kuqezi po tregon gjithnjë e më shumë siguri në dirigjimin e lojës dhe duket se ka fituar besimin e trajnerit. Fitorja në “Olimpico” ndaj Romës i jep Torinos një shtysë të madhe në këtë fillim sezoni, sidomos duke pasur parasysh se luante përballë një ekipi të ndërtuar për zonën Champions.
    Notat e dy lojtarëve shqiptarë
    Dhe të dy ishin ndër futbollistët më të mirë në fushë, ku përtej faktit që morën nga një karton të verdhë, falë statistikave të përpiluara nga “SofaScore”, u vlerësuan me notë të lartë. Ismajli mori notën 7,3 për paraqitjen e tij në prapavijë, ku fitoi 5 nga 7 duelet, spastroi 9 herë topin dhe dha 16 pasime të sakta nga 17 të tentuara. Edhe Asllani u vlerësua me notën 7,3 për ndeshjen e tij në të cilën luajti 80 minuta. Ai fitoi 3 nga 5 duelet e tij në mesfushë, por spikati me 5 topa të gjatë të saktë, ndërsa dërgoi saktësisht në destinacion 20 nga 23 pasimet e tentuara në këtë ndeshje.
    Talenti/ Anis Mehmeti shënon sërish në Championship anglez
    Anis Mehmeti shkëlqeu dje me Bristol Sitin, që fitoi 0-3 në transfertën e Shefilld Junajtid. Sulmuesi shqiptar shënoi gol si dhe asistoi në Championship. Për paraqitjen e djeshme, Mehmeti është më i vlerësuari i “Sofascore”. Nota 8 është edhe më e larta e ndeshjes dhe për të nuk është hera e parë këtë sezon, që qëndron mbi të tjerët. Mehmeti e tentoi portën pesë herë, ndërsa një herë goditi edhe shtyllën. Dy prej pasimeve të tij ishin kyçe në ndeshje. Padyshim që ky fillim sezoni e sheh si protagonist te Bristol Siti. E njëjta situatë ishte edhe vjet në Championship me sulmuesin shqiptar.

  • Leonard Toska: Qerimaj emblemë e peshëngritjes shqiptare, por unë me Kofshën synoj rekordet europiane e botërore

    Leonard Toska: Qerimaj emblemë e peshëngritjes shqiptare, por unë me Kofshën synoj rekordet europiane e botërore

    Pak ditë më parë, në garat e Kupës së Shqipërisë në peshëngritje, sportisti Erkand Qerimaj jo vetëm fitoi garën në peshën e tij, por u shpall edhe sportisti më i mirë i aktivitetit, një vlerësim që tregon se pavarësisht moshës ai vijon të shkëlqejë në pedanë, duke vendosur rezultate të larta dhe duke thelluar triumfet e tij në sportin e shtangës. Nga ana tjetër, vëmendja e federatës tonë prej disa vitesh është fokusuar tek ecuria e sportistëve të rinj dhe dyshja që ka spikatur më shumë është Ertjan Kofsha nga meshkujt dhe Enkilejda Carja nga vajzat, sportistë që për moshat e tyre kanë thyer një sërë rekordesh europiane e botërore dhe kanë pritshmëri të larta.
    Për të mësuar më shumë rreth objektivave të ekipit kombëtar të të rriturve në garat e ardhshme ndërkombëtare por edhe për situatën në peshëngritjen shqiptare, gazeta “SOT” intervistoi kryetrajnerin e ekipit përfaqësues, Leonard Toska, i cili u tregua edhe këtë herë entuziast për arritjet e sportistit të tij dhe shfaqi besimin se në Kampionatin Botëror të Forde në Norvegji muajin e ardhshëm, do të synojë rekordet europiane me sportistin e tij Ertjan Kofsha. Në këtë intervistë mësojmë edhe për mjaft zhvillime të tjera në shtangën shqiptare.
    – Ju vazhdimisht jeni shprehur në media se sportisti juaj Ertjan Kofsha është sot për sot numri një në Shqipëri, duke e krahasuar atë me sportistë të niveleve botërore. Por në aktivitetin e fundit të organizuar nga federata e shtangës (Kupa e Shqipërisë), më i miri u shpall një sportist veteran si Erkand Qerimaj. A ishte kjo një dëshmi që të rinjtë ende nuk janë në gjendje të kapërcejnë brezin më të vjetër?
    – Faleminderit për interesimin! Së pari më lejoni t’ju shpreh në emrin tim si trajner por edhe të sportistit Ertjan Kofsha se aktiviteti i para pak ditëve nuk ishte vlerësuar prej meje e sportistit për këtë fakt, pra për të qenë më i miri, por për të thyer disa rekorde kombëtare dhe kaq. Ne nuk e bëmë vlerësimin sa duhet përtej objektivit tonë dhe ndoshta kjo solli rezultatet që prodhuan garat e Kupës së Shqipërisë. Sportistët garojnë në pesha të ndryshme. Qerimaj me objektivat e veta e ne në peshën tonë në objektivat tona. Sportisti im theu rekorde me peshat e ngritura, 165 kg në shkëputje dhe 193 kg në shtytje dhe i parë në këtë formë rezultati ishte fantastik dhe premtues për garat e ardhshme ndërkombëtare. Sa për Qerimajn, mund të them se ai është emblemë e peshëngritjes shqiptare. Ai ishte dhe mbetet i tillë, sportist i dimensioneve të mëdha dhe krenari e shtangës tonë. Nuk besoj se do të mund të vijnë të rinj të tjerë në nivelet e Qerimajt e që ta zëvendësojnë atë. Erkand Qerimaj është legjendë e peshëngritjes shqiptare. Megjithatë, siç e thashë, aktivitetin e fundit unë e sportisti im e vlerësuam për rekordet dhe për të parë gjendjen para garave ndërkombëtare.
    – Kur është gara e radhës që ju do ta testoni sportistin?
    – Më 6 tetor ora 15:00 sportisti Ertjan Kofsha do të zbresë në pedanë në garën e tij në Kampionatin Botëror që do të zhvillohet në Forde të Norvegjisë. Kujtoj që aktiviteti do të nisë më 2 tetor. Sportisti im do të garojë në peshën trupore 94 kg. Ne shkojmë atje për të vendosur rekorde europiane. Edhe pse është Kampionat Botëror, rezultati njihet edhe si rekord Europe nëse ne do ta realizojmë objektivin tonë. Kjo na motivon së tepërmi.
    – Sa është rekordi aktual dhe çfarë synoni konkretisht?
    – Rekordi aktual është 160 kg në shkëputje dhe 192 kg në shtytje. Qëllimi ynë është që të ngremë nga 1 kg më shumë në secilin stil, për të vendosur kështu rekord europian të trefishtë, domethënë në të dy stilet plus në dygarësh. Mendoj se rezultatet e fundit që ne shënuam në një aktivitet serioz si Kupa e Shqipërisë na bindin se mund t’ia dalim këtë herë për rekordet e mëdha europiane.

    – Në tërësi garat kombëtare janë dëshmi më e mirë për ecurinë e sportistëve, ku mendoni ta testoni sërish sportistin?
    – Siç e thashë, po përgatitemi për në Botërorin e Fordes në Norvegji. Më pas kemi Kampionatin Europian që do të zhvillohet në Durrës në muajin nëntor. Europiani ishte planifikuar të zhvillohet në Tiranë, por është caktuar përfundimisht të mbahet në Durrës, duke nisur nga 1 nëntori. Edhe në Europianin e Durrësit sportisti im Ertjan Kofsha do të synojë tri medalje ari e tre rekorde europiane. Pas atij momenti na pret një tjetër aktivitet i rëndësishëm, që ne e kemi konfirmuar, pikërisht pjesëmarrja në Lojërat Islamike që nisin më 7 nëntor në Rijad të Arabisë Saudite.
    – Na thoni dy fjalë për sportistët e tjerë. Ju më herët keni folur në media për një grup të rinjsh premtues. Çfarë bëhet me ta?
    – Puna me të rinjtë vijon, por në këtë moment prioritet për mua si trajner është Kofsha, pasi kemi dy gara të mëdha përpara, si Botërori dhe Europiani, ku unë si trajner i tij synoj medalje në të dy aktivitetet. Natyrisht, ka plot elementë të rinj premtues dhe me ta po punohet në vijimësi. Por për Kofshën mund të them se është në nivele të larta dhe në garat e mëdha është potencialisht efiçent për të sjellë medalje, ndaj dhe synojmë rekorde këtë herë.
    – Ju vazhdimisht insistoni për rekordet, por të gjithë e dimë se të shkosh te rekordi në gara të tilla si Europiani e Botërori është mjaft e vështirë…
    – Jam dakord me ju, pasi është shumë e vështirë, duhet talent i madh dhe punë e madhe. Por unë kam besim te sportisti im. Rezultatet e deritanishme na bindin se mund të kapim majat e këtij sporti. Nuk ndodh shpesh të shohësh një sportist shqiptar të hyjnë në një garë me qëllim për të thyer rekorde europiane e botërore ndaj për këtë puna jonë meriton respekt.
    –  Në situatën aktuale, ju vetë me çfarë note do ta vlerësonit gjendjen dhe rezultatet e peshëngritjes?  
    – Jemi mirë, por puna duhet të vazhdojë. Me këtë rast duhet të përgëzojmë punën e federatës për mbështetjen e elementëve të rinj, me të cilët po bëhet një punë cilësore. Janë 12-13 elementë cilësorë tek të rinjtë, që kanë rezultate premtuese si Kofsha, Rrasa, Mullisi, Lagja etj, kurse tek vajzat spikat Enkileda Carja. Natyrisht, për nga niveli i rezultateve, bëjnë diferencë Carja e Kofsha që kanë medalje në moshat dhe peshat e tyre përkatëse. Siç thashë, qëllimi im në garën e radhës është për të thyer rekordin europian, por jo me shumë kilogramë, pasi dëshiroj që thyerjen e rekordeve ta vijoj me sportistin Kofsha edhe në garat e tjera të radhës. Me këtë sportist rekordet do të vijojnë.
    – Cili është mendimi juaj për gjendjen e infrastrukturës së peshëngritjes në Shqipëri dhe nivelin e trajtimit të sportistëve?
    – Infrastruktura është përmirësuar, ky është fakt. Ajo që na gëzon ka lidhje me bazën materiale, e cila nuk na mungon. Nga ana tjetër, shumë sportistë marrin trajtim ushqimor nga bashkitë. Jo të gjitha bashkitë kanë dhënë por Tirana, Peqini e ndonjë tjetër kanë qenë të rregullt. Kurse Shkodra e ndonjë qytet tjetër duhet të reflektojnë për këtë çështje. Dua të them që praktikisht ka bashki që japin, por ka edhe bashki që nuk japin. Sa i takon federatës, ajo jep shpërblime sipas rregulloreve të saj, më shumë falë insistimit e dashamirësisë së presidentit të federatës.

    – Një nga mbështetësit tuaj dhe të sportistëve tuaj është Andis Salla, i cili nga kryetar i bashkisë u zgjodh tani së fundmi Ministër i Bujqësisë. A mendoni se tani do humbasë një nga pikat tuaja mbështetëse për ekipin?
    – Jo, përkundrazi. Ai e ka ndihmuar peshëngritjen e Peqinit të arrijë në lartësitë e duhura. Ne kemi punuar dhe ai e ka vlerësuar punën tonë duke dhënë kontribut. Por kjo vjen ngaqë ai vetë ka qenë sportist kampion. Edhe si kryetar bashkie ishte kampion, si politikan kampion e po i tillë kampion do të jetë edhe si ministër. Meqë mu dha rasti, unë e takova dhe e urova për zgjedhjen si ministër. I kam dhuruar një kupë dhe medalje të peshëngritjes dhe ai më ka premtuar se dera e tij do të jetë e çelur për ne, pra nuk do të na mungojë mbështetja e tij.
    Intervistoi: Adriatik BALLA

  • Mot kryesisht i kthjellët me reshje lokale në zonat malore, ja parashikimi për ditën e sotme

    Mot kryesisht i kthjellët me reshje lokale në zonat malore, ja parashikimi për ditën e sotme

    Ditën e Hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

    Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit si dhe vranësira të pakta deri mesatare klalimtare në relievet malore në lindje. Vranësirat në relievet malore do të shoqërohen me reshje shiu të dobëta dhe afatshkurtra nga orët e mesditës deri ato të pasdites.
    Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 8 m/s, ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare hera-herës do të fitojë shpejtësi deri 17 m/s.
    Deti – Valëzimi forcës 2-3 ballë.

    Top Channel

  • Pagat në shtet ‘fluturojnë’, privatët ngecin: Qeveria thellon hendekun mes shqiptarëve

    Pagat në shtet ‘fluturojnë’, privatët ngecin: Qeveria thellon hendekun mes shqiptarëve

    Në vitin 2024 paga mesatare në sektorin privat ishte 22.7% më e ulët në se në sektorin shtetëror, duke thelluar me tej diferencën në krahasim me vitin 2023 prej 19.9% dhe në 2022 me 16.3%.

    Në 2024 punonjësit në sektorin publik morën mesatarisht 20.8 mijë lekë në muaj më shumë se të punësuarit në privat, në vitin 2022 kjo diferencë ishte 16.3 mijë lek.

    Të dhënat zyrtare të INSTAT, tregojnë se paga mesatare mujore bruto në sektorin shtetëror arriti 92,069 lekë më 2024 ose rreth 12.4 për qind më shumë se në vitin 2023. Në sektorin privat paga bruto mujore shënoi 71,179 lekë me rritje vjetore 8.5 për qind më shumë se në vitin 2023.

    Hendeku i pagave mes sektorit shtetëror dhe atij privat në vitin 2024 u thellua kryesisht për shkak të rritjes së fortë të pagave në administratën publike, ndërkohë që sektori privat nuk mundi të ndjekë të njëjtin ritëm për shkak të kostove të larta.

    Të dhënat më të fundit mbi pagat mesatare mujore në Shqipëri për periudhën 2014–2024 tregojnë një rritje të ndjeshme të pagave si në sektorin shtetëror, ashtu edhe në atë privat, megjithatë diferenca mes tyre vijon të mbetet e dukshme. Në vitin 2014, paga mesatare mujore në sektorin shtetëror ishte 53,025 lekë, ndërsa në sektorin privat 41,970 lekë, duke krijuar një hendek prej 11,055 lekësh ose rreth 20.8% në favor të administratës publike.

    Gjatë viteve në vijim, të dy sektorët kanë shënuar rritje të konsiderueshme të pagave, por dinamika ka qenë e ndryshme. Në vitin 2018, paga mesatare mujore në shtet arriti 61,023 lekë, ndërsa në privat 45,759 lekë, duke e thelluar hendekun në 15,264 lekë ose 25%. Kjo tendencë vazhdoi deri në vitin 2021, kur diferenca në përqindje arriti mbi 24%.

    Të dhënat tregojnë se pas vitit 2022, sektori privat ka shënuar një ritëm më të shpejtë rritjeje të pagave, duke ngushtuar përkohësisht diferencën me sektorin publik. Në vitin 2022, hendeku ra në vetëm 16.8%, duke shënuar nivelin më të ulët në dekadën e fundit. Kjo lidhet kryesisht me rritjen më agresive të pagave në sektorin privat, e nxitur nga konkurrenca më e fortë për fuqinë punëtore, rritja e kërkesës dhe emigrimi i lartë.

    Situata ndryshon sërish në vitet 2023 dhe 2024. Në 2023, paga mesatare në sektorin shtetëror arriti 81,887 lekë, ndërsa në privat 65,566 lekë, duke rritur sërish hendekun në mbi 16,300 lekë ose rreth 19.9%. Tendenca është edhe më e fortë në vitin 2024, ku paga mesatare në administratë ngjitet në 92,069 lekë, ndërsa në sektorin privat 71,179 lekë, duke krijuar një diferencë prej 20,890 lekësh, që përfaqëson rreth 22.7%.

    Në vitin 2024, qeveria ndërmori një nga rritjet më të mëdha të pagave në sektorin shtetëror gjatë dekadës së fundit. Kjo lidhet me reformën e pagave, e cila synon të tërheqë dhe mbajë profesionistët në administratë, sidomos në sektorë strategjikë si arsimi, shëndetësia, drejtësia dhe siguria kombëtare.

    Ndërkohë që administrata publike përfitoi rritje të ndjeshme, sektori privat nuk arriti të mbajë të njëjtin ritëm. Shumë biznese, sidomos të vogla dhe të mesme, janë përballur me kosto të larta operacionale për shkak të inflacionit dhe shtrenjtimit të burimeve dhe rënies së kërkesës nga jashtë./Monitor

  • Shtetet arabe do të krijojnë ‘një forcë ushtarake në stilin e NATO-s’?

    Shtetet arabe do të krijojnë ‘një forcë ushtarake në stilin e NATO-s’?

    Egjipti po bën presion për të ringjallur një forcë ushtarake arabe në stilin e NATO-s për mbrojtje të shpejtë në rast sulmesh. Propozimi fiton terren përpara një samiti arab, me Kajron që kërkon mbështetje rajonale.

    Egjipti po kërkon të ringjallë një forcë të përbashkët ushtarake arabe të modeluar sipas NATO-s.

    Kështu thuhet sipas raporteve të shumta në gjuhën arabe të shtunën që e lidhin këtë veprim me luftën Izrael-Hamas dhe me një samit arabo-islamik që pritet në Doha të hënën, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

    Burimet përfshijnë gazetën pro-Hezbollah të Libanit, Al-Akhbar, e cila citoi një burim qeveritar në Kajro.

    Al-Quds Al-Arabi me seli në Londër raportoi se presidenti Abdel Fattah al-Sisi po punon për të rindërtuar mbështetjen arabe për një forcë reagimi të shpejtë që mund të vendoset për të mbrojtur çdo shtet arab nën sulm.

    Ky medium thuhet se tha se propozimi është hedhur në kontaktet e fundit diplomatike përpara samitit.

    Media e paraqiti idenë si një ombrellë mbrojtëse dhe jo si një përshkallëzim me Izraelin.

    Kur leukocitet rriten ose bien: Shenja të infeksionit apo paralajmërim për sëmundje më të rënda

    Ndërkohë, vënë në pah mediat e huaja, përcjell Telegrafi, media palestineze Ma’an publikoi detaje të ngjashme dhe tha se Kajro po diskuton kontributin e rreth 20,000 trupave egjiptiane dhe kërkon të vendosë një oficer egjiptian me katër yje në komandë, me Arabinë Saudite si partnerin kryesor nëse plani përparon.

    Ma’an i karakterizoi diskutimet si të vazhdueshme.

    Siç theksohet më tej, diskutimet po përqendrohen në mënyrën se si do të funksiononte një organ i tillë, me Kajron që thekson se duhet të formësohet në përputhje me demografinë dhe kapacitetet ushtarake të vendeve arabe pjesëmarrëse.

    Ideja, e cila u shfaq për herë të parë gati një dekadë më parë, dështoi të përparonte në atë kohë.

    Por raportet sugjerojnë se sulmi i fundit i Izraelit ndaj udhëheqësve të Hamasit në Katar e ka rikthyer propozimin në plan të parë.

    Andaj, zyrtarët egjiptianë tani po kërkojnë mbështetje nga vendet e tjera arabe për të çuar përpara iniciativën.

    Burimi i cituar nga Al-Akhbar theksoi se konsideratat rajonale dhe politike do të luanin gjithashtu një rol, duke vënë në dukje përfshirjen e mundshme të forcave nga Maroku dhe Algjeria.

    “Mekanizmi duhet të lejojë që forca të vendoset kur është e nevojshme, dhe duhet të formohet në një mënyrë që pasqyron përbërjen e shteteve arabe dhe ushtrive të tyre, duke balancuar politikën rajonale”, u citua të thoshte zyrtari.

    Një pikë tjetër e negociatave është se si do të ndahen përgjegjësitë e komandës.

    Burimi tha se Egjipti synon të mbajë pozicionin e komandës së lartë, ndërsa i dyti do t’i shkonte Arabisë Saudite ose një shteti tjetër të Gjirit.

    Kjo pasqyron përpjekjen e Kajros për të siguruar një rol udhëheqës në çdo marrëveshje të mbrojtjes kolektive, duke i dhënë një vend të spikatur monarkive të Gjirit.

    Edhe pse është ende në fazën e diskutimit, iniciativa sinjalizon përpjekjen e Egjiptit për t’u pozicionuar në qendër të një kuadri të ri sigurie për botën arabe.

    Dhe koha kur po rikthehet ky propozim, që vjen disa ditë pas një sulmi izraelit në Doha, i ka shtuar urgjencën përpjekjeve të Kajros për të mbledhur mbështetje midis partnerëve të saj rajonalë.

    Sidoqoftë, nuk ka pasur ndonjë konfirmim të menjëhershëm zyrtar nga Kajro.

    Në anën tjetër, lideri i opozitës izraelite, Yair Lapid, u citua në mediat arabe duke kritikuar propozimin e raportuar si “një goditje ndaj kuadrit ekzistues të paqes”.

    “Raporti në lidhje me propozimin e Egjiptit për të krijuar një forcë të përbashkët arabe në përgjigje të sulmeve izraelite është një goditje e rëndë për marrëveshjet e paqes”, ka thënë Lapid.

    Siç ka vlerësuar ai, “kjo vjen menjëherë pas goditjes së rëndë ndaj Marrëveshjeve të Abrahamit, të cilat vetë erdhën menjëherë pasi shumica dërrmuese e vendeve që dikur ishin aleatë të Izraelit votuan në favor të krijimit të një shteti palestinez

  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 15 shtator 2025…

    MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 15 shtator 2025…

    Pjesa e parë e ditës në Shqipëri do të sjelli dominim të kthjellimeve në të gjithë territorin e vendit.
    Ndërsa orët e pasdites parashikohet të sjelli shfaqje të vranësirave të pakta në zonat e thella malore, por mundësia për reshje është thuajse zero. Sërish vija bregdetare dhe pjesa më e madhe e qyteteve të zonës së ulët do të vijojnë nën mbizotërimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të pakta.
    Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes, por vijojnë njësoj në mesditë duke u luhatur nga 12°C temperatura më e ulët deri në 31°C vlera më e lartë në rang vendi.
    Era do të fryjë mesatare deri e fortë; duke arritur shpejtësinë 45 km/h nga drejtimi veriperëndimor, kjo do të bëj që në brigjet detare të krijohet dallgëzim 3 ballë.

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!