Partizani rikthen mbrojtësin Albion Marku
Albion Marku rikthehet në futbollin shqiptar. Klubi i Partizanit njoftoi pak më parë se ka firmosur me mbrojtësin anësor për një edicion dhe mundësinë e rinovimit edhe për një sezon tjetër. Vazhdo leximin
U21/ Bushi para miqësores me Gjermaninë: Jam shumë i kënaqur nga gjendja e ekipit, të japim 200% nga vetja
Trajneri i Kombëtares U-21, Alban Bushi, foli për fshf.org në prag të ndeshjes miqësore ndaj Gjermanisë, që do të luhet nesër në stadiumin “Elbasan Arena”, në orën 18:00. Tekniku kuqezi u shpreh i kënaqur me gjendjen e skuadrës, duke theksuar se të gjithë lojtarët janë në formë të mirë fizike dhe gati për sfidën me […]
Tetë duele kualifikuese për Botërorin 2026, Europa nis me pjesën e ‘dytë’
Disa grupe ende pa asnjë takim të luajtur, Shqipëria ka luajtur 4-ër… Pas një periudhe të gjatë ndërprerje, nisin sot sfidat kualifikuese për Botërorin 2026 për zonën e UEFA-s. Në Grupin A kryesfida është ajo mes Sllovakisë dhe Gjermanisë ndërsa në këtë grup po sot takimi tjetër Luksemburg- Irlandë e Veriut. Grupi E sheh në […]
Kristiano Ronaldo shkon i pari në “Botëror”
Azteka e rinovuar do të presë ndeshje të Kupës së Botës, Portugalia ‘nxiton’ të luajë para kohe… Më 28 mars 2026, stadiumi i rinovuar Azteca, i njohur tani si stadiumi Banorte, mund të hapë dyert e tij me një ndeshje miqësore prestigjioze midis ekipit kombëtar meksikan dhe Portugalisë së Kristiano Ronaldos. Një ëndërr që mund […]
Franz Kafka novelën e gjatë ‘Vendimi’ e shkroi brenda një nate të vetme
Nga Milan Kundera Franz Kafka, sipas asaj që ka thënë vetë, e ka shkruar novelën e gjatë “Vendimi” në një natë të vetme, pa ndërprerje medemek me një shpejtësi të jashtëzakonshme, duke e lënë veten të kaplohet nga një fantazi po kaq e jashtëzakonshme. Shpejtësia, e cila u bë më vonë metodë programatike për surrealistët (“shkrimi automatik”), […]
Letër dashurie/ Juan Rulfo: Zemrën do ta jepja ty… pa pasur aspak frikë…
Nga Juan Rulfo Qysh kur të kam njohur, dëgjoj një jehonë në çdo degë që përsërit emrin tënd, në degët e larta, të largëta, në degët që janë pranë nesh. Duket sikur jam zgjuar nga një ëndërr në agim. Dëgjohet frymëmarrja në gjethe dhe lëviz ashtu si lëvizin pikat e ujit. Klara: zemër, trëndafil, dashuri… […]
Foto: Ja si dukej Pogradeci i Lasgushit në vitet e ’80-të
Bashkia e Pogradecit kohë më parë solli një koleksion të rrallë fotografish, ato të viteve ’80-të, të ‘Poradecit’, që shtrihet ashtu plot ngjyra poetike, bregut të Ohrit. Pamjet i përkasin një periudhe rreth 30 – 40 vjet më parë, ku spikat tabloja e liqenit dhe bukuritë natyrore që identifikojnë qytetin juglindor. Fotografitë, që janë fiksuar […]
Bie Google/ Probleme me shërbimet në disa vende të Evropës, përfshirë Shqipërinë
Përdoruesit në shumë vende të Evropës raportojnë këtë mëngjes një ndërprerje të konsiderueshme dhe të vazhdueshme në shërbimet e Google. Raportet u shënuan në downdetector.com dhe platformat e mediave sociale nga përdorues në Bullgari, Turqi, Greqi dhe vende të tjera të Evropës Lindore. Problemet, që po raportohen edhe në vendin tonë duket se janë të […]
Përleshja e dhunshme në Korçë, 10 të arrestuarit dalin sot para Gjykatës
Një përleshje masive e shoqëruar me përdorimin e armëve të ftohta ndodhi mbrëmjen e së dielës në një lokal në lagjen nr. 1 të qytetit të Korçës. Lidhur me këtë, 10 të arrestuarit kanë dalë sot para gjykatës se Korçës për t’u njohur me masën e sigurisë. Akuzat me të rënda rëndojnë ndaj Dritan Pinos, […]
Iku vapa me gushtin? Meteorologia Porja: Temperaturat e larta vijojnë edhe në shtator, ja kur do jetë stuhia e radhës
Sinoptikania Lajda Porja nga “Meteoalb” u shpreh se pavarësisht se jemi në shtator temperaturat e larta të vijojnë edhe gjatë këtij muaji. Porja tha se këtë fundjavë temperaturat do shkojnë në 35 gradë. Rreth datës 14 shtator do të ketë një stuhi vjeshte me reshje, dhe pas saj do të rikthehen temperaturat e larta pas […]