Nis gara ndërkombëtare e çiklizmit ‘Tour of Kosova 2025’
Sot, në Prishtinë, ka nisur gara ndërkombëtare e çiklizmit “Tour of Kosova 2025”, e cila do të zhvillohet deri më 6 shtator, nën organizimin e Federatës së Çiklizmit të Kosovës dhe me mbështetjen e Ministrisë së Sportit. Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku ka thënë se “Tour of Kosova 2025” dëshmon potencialin e […]
Ngrihet aktakuzë ndaj serbes që punoi në misionin e OSBE/ Spiunoi për inteligjencën e Serbisë
Një tjetër rast spiunazhi ka ndodhur në Kosovë. Prokuroria Speciale ka ngritur një aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë ndaj Jelena Gjukanoviç. Shtetasja e Kosovës, pjesë e komunitetit serb, akuzohet se nga një datë e pacaktuar dhe deri në momentin e arrestimit në shkurt të këtij viti ka kryer aktivitet kriminal. “Në cilësinë e zyrtares […]
Nga markat e modës te restorantet/ Perandoria e Giorgio Armanit kujt do t’i takojë
Trashëgimia e Giorgio Armani-t, e cila përfshin të gjitha markat e tij të modës, restorantet dhe asetet e tjera të kompanisë, tani do të administrohet nga Fondacioni i stilistit. Ky plan për menaxhimin e pasurisë dhe trashëgimisë ishte parashikuar që nga viti 2016 dhe është udhëhequr nga Pantaleo Dell’Orco, krahu i djathtë i Armani-t, dhe […]
Vdekja e Giorgio Armani-t, ceremonia mortore më 6 dhe 7 shtator! E hëna shpallet ditë zie
Kryetari i Bashkisë së Milanos, Giuseppe Sala, ka shpallur të hënën ditë zie për nder të stilistit legjendar Giorgio Armani, i cili u nda nga jeta së fundmi. Dita përkon me funeralin e ikonës së modës, e cila ka lënë një trashëgimi të thellë jo vetëm në qytet, por në mbarë botën. “Giorgio Armani ishte […]
Ramës nuk i del inati me bizneset: Turistët trajtohen si skllevër që mund të hanë edhe shkopin e çadrës në kokë
Kryeministri Edi Rama, gjatë një takimi me të rinj të përfshirë në sipërmarrje në fushën e turizmit në qytetin e Sarandës, është ndalur tek situata në plazhet e jugut, me theks të veçantë tek Ksamilit. Ai e cilësoi këtë zonë si një “plazh të dhunuar”, duke vënë në dukje problematika që lidhen me menaxhimin, dendësinë […]
Goditet rrjeti i kontrabandës së naftës në Greqi, në krye të grupit edhe një shqiptar
Rrjeti i kontrabandës së karburantit që e ashtuquajtura FBI greke shkatërroi në shumë zona të vendit gjeneroi fitime prej mbi 3 milionë eurosh. Një nga programet software që ata përdornin për aktivitetin e tyre të paligjshëm u kujtonte atyre “solitaire”. Anëtarët e rrjetit të kontrabandës së karburantit, nëpërmjet kombinimit të çelësave dhe fjalëkalimit, shfaqnin një […]
“Përgjaken” rrugët në verë/ Më pak aksidente më shumë viktima, të rinjtë ndër shkaktarët kryesorë
Nga janari deri në korrik të këtij viti janë regjistruar gjithsej 767 aksidente rrugore në të gjithë vendin, duke shënuar një ulje prej 16% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Megjithatë, muajt e verës, veçanërisht gushti, kanë sjellë një përkeqësim të situatës në rrugë. Vetëm gjatë muajit gusht janë shënuar 14 viktima, […]
Gjibraltar-Shqipëri, starton miqësorja/ Kuqezinjtë kërkojnë fitoren
Shqipëria luan përballë Gjibraltarit në një miqësore për të provuar forcën përpara sfidës kualifikuese për Botërorin e 2026-ës, me Letoninë në Tiranë. Takimi i luajtur në Europa Point Stadium të Gjibraltarit, do të gjykohet nga treshja uellsiane Aaron Wyn Jones, Daniel Beckett, Harry Hendricks ndërsa i katërt do të jetë arbitri vendas, Jason Barcelo. Sylvinho […]
Trump thirrje liderëve europianë: Ndaloni blerjen e naftës ruse dhe ushtroni presion ndaj Kinës
Presidenti amerikan, Donald Trump, gjatë një bisede me liderë europianë të enjten, u kërkoi atyre që të ndalojnë blerjen e naftës nga Rusia. Kjo thirrje u bë në kuadër të një takimi virtual të ashtuquajtur “Aleanca e të gatshmëve”, sipas një zyrtari të Shtëpisë së Bardhë, shkruan “Reuters”. Sipas të njëjtit burim, Trump gjithashtu i […]
Zelensky: Takimi me Putinin është i nevojshëm, por jo në Moskë
Presidenti i Ukrainës Volodymir Zelensky ka deklaruar se takimi me presidentin e rusisë Vladimir Putinin është i nevojshëm, por sipas tij nuk duhet që të zhvillohet në Moskë. “Një takim me Putinin është i nevojshëm. Ne i mbështetëm propozimet në çdo mënyrë. Unë besoj se nëse ata donin të prishnin një takim, do të më […]