“Neni 55 i kohës së komunizmit ishte më i qartë se projekti i ri i Kodit Penal”
Gazetari dhe analisti Lutfi Dervishi ka reaguar sërish ndaj projektit të ri të Kodit Penal, duke e krahasuar madje me nenin famëkeq të agjitacion-propagandës të kohës së komunizmit. Në një postim të publikuar, Dervishi thekson se neni 236 i projekt-kodit është i paqartë dhe i rrezikshëm për lirinë e shprehjes. “Neni 55 i (agjitacion-propagandës) së […]
Tentoi të përdhunonte një të re në banesën e saj, arrestohet 40-vjeçari në Lushnje
Policia e Lushnjes ka vënë në pranga një 40-vjeçar, pasi tentoi të kryente marrëdhënie seksuale me dhunë, me një 35-vjeçare. Sipas uniformave blu mësohet se shtetasi R. C., 40 vjeç, ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”, mbetur në tentativë. “Si rezultat i kërkimeve të bazuara te informacionet […]
SPAK sekuestron 25 pasuri të një grupi kriminal të dënuar në Belgjikë
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka sekuestruar 25 pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme ndaj një grupi të dënuar në Belgjikë, në kuadër të një procedimi pasuror që po zhvillohet në Shqipëri. Përmes një njoftimi zyrtar, SPAK thekson se janë sekuestruar pasuritë e shtetasit D.D. dhe familjarëve të tij D.S., B.A., […]
Kushtetuesja rrëzoi kërkesën e PD për zonat e mbrojtura/Zhupa: Në Strasburg për…
Deputetja e PD, Ina Zhupa ka reaguar pasi Gjykata Kushtetuese rrëzoi padinë e bërë për ligjin “Për Zonat e Mbrojtura”. Përmes një postimi në rrjete sociale, Zhupa ka paralajmëruar se do të dërgojë çështjen në Strasburg. Sipas saj, ndarja 4 me 4 e gjyqtarëve për çështjen është përdorur si dredhi “për të ruajtur status quo-në […]
“Tension në marrëdhënien tuaj”, zbulo çfarë të pret sot sipas shenjës tënde të Horoskopit
DASHI – Ka një atmosferë emocionuese, por diçka po ju pengon. Sot, mund të ndiheni të ndarë midis dëshirës për të bërë gjithçka dhe mosdijes nga t’ia filloni. Këshilla: Përqendrohuni te një gjë në të njëjtën kohë. DEMI – Hëna është e favorshme dhe ju jep energjinë që ju ka munguar kohët e fundit. Kjo […]
Prona, mjete, 53 orë e 32 bizhuteri luksoze, SPAK sekuestron pasuritë e grupit kriminal të dënuar për vjedhje në Belgjikë
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në zbatim të vendimit nr. 11, datë 16.06.2025 të Gjykatës së Posaçme vendosi sekuestrimin e pasurive në kuadër të procedimit pasuror nr.8 i vitit 2024 ndaj D.D dhe familjarët e tij, D.S., B. A., A. H, L.V., dhe D. H. Këta shtetas janë subjekte të hetimit […]
Lejuan hapjen e rrugës në mal, GJKKO heq arrestin shtëpiak për kryetarin e nënkryetarin e Tropojës
Gjykata e Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar ka liruar nga masa arrest në shtëpi kryetarin e Bashkisë Tropojë, Rexh Byberin, si dhe nënkryetarin Abedin Kërrnaja, të cilët po hetohen për shpërdorim detyre dhe prerje të paligjshme të pyjeve. Ndaj Byberit dhe Kërrnajës, togat e zeza vendosën masën e detyrimit për paraqitje një herë […]
Kili, tërmeti shemb boshtin e minierës së bakrit, një i vdekur dhe pesë të bllokuar
Të paktën një punëtor vdiq dhe pesë kolegë të tij mbetën të bllokuar të enjten kur një bosht u shemb për shkak të një tërmeti në minierën më të madhe nëntokësore të bakrit në botë në El Teniente, Kili, tha kompania shtetërore që e drejton atë. Një tërmet me magnitudë 4.2 ballë goditi Rancagua, rreth […]
Takimi trepalësh Turqi-Itali-Libi sot në Stamboll me një tematikë të paqartë
Mbahet sot në Stamboll Samiti trepalësh Turqi-Itali-Libi, me pjesëmarrjen e Presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan, Kryeministres italiane Giorgia Meloni dhe Kryeministrit të Qeverisë së Tripolit, Abdulhamid Dbeibah. Takimi vjen në një moment të ndjeshëm për zhvillimet politike në Libi dhe me një axhendë që mbetet e mjegullt. Sipas njoftimit të bërë nga qeveria e Tripolit, […]
Ndezën zjarre në Kavajë pasi tentuan të digjnin mbeturinat, vihen nën hetim dy të moshuar
Dy persona janë proceduar penalisht nga Policia e Kavajës, pasi dyshohet se ndezën zjarre në mënyrë të pakontrolluar në fshatrat Gosë e Madhe dhe Luz i Madh, duke shkaktuar dëme në sipërfaqe toke. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e kaluar, kur shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë u njoftuan për rënie zjarri në këto dy zona rurale. […]