Në vetëm 4 profesione gratë paguhen më shumë se burrat, por ua kalojnë në drejtim
Në vitin 2024, një mashkull në vend paguhej mesatarisht me 79.3 mijë lekë në muaj bruto, me një rritje prej 9.1% në krahasim me një vit më parë. Një grua merrte 75.4 mijë lekë/muaj, ose 10.6% më shumë se në 2023-n. Të dhënat janë bërë të ditura nga INSTAT.Teksa pagat mesatare të grave janë rritur […]
Pas hetimit të OLAF, institucionet vendase mbyllin auditimin e IPARD II për 2023
Përveç hetimit të ndërmarrë 2 vite më parë nga OLAF për programin IPARD II ka përfunduar auditimi nga institucionet shtetërore vendase për vitin financiar 2023 të programit, ndërsa është në proces 2024.Agjencia e Auditimit të Programeve të Asistencës, Akredituar nga BE (AAPAA) një institucion në varësi të Këshillit të Ministrave, që ka në fokus auditimin […]
Anketa, Shqipëria me nivelin më të lartë të planeve për emigrim në CESEE, 10 % ikin brenda vitit
Rreth 33% e shqiptarëve e konsiderojnë emigrimin përkohësisht ose përgjithmonë brenda dhjetë viteve të ardhshme, ndërsa 10 për qind e tyre synojnë largimin brenda vitit. Këto ishin rezultatet e anketës që zhvilloi në nëntor të vitit 2024 Banka Qendrore e Austrisë në vendet e Europës, Qendrore, Juglindore dhe Lindore CESEE (Bullgari, Çeki, Hungari, Poloni, Rumani, […]
Shkëlqen me gol dhe asist, futbollisti shqiptar i bën të gjitha në goleadën e skuadrës së tij
Brighton-i ka mposhtur me goleadë Oxford United-in në ndeshjen e vlefshme për Carabao Cup. Protagonist në fitoren 0-6 ishte edhe Brajan Gruda. Lojtari shqiptar i bëri të gjitha në këtë takim, të cilin e nisi nga minuta e parë. Brighton-i hapi serinë e golave në minutën e 13, atëherë kur Gruda dha asist për Boscagli-n. […]
India shpëton mbi 6.500 elefantë me ndihmën e inteligjencës artificiale
Një tufë elefantësh në zonën Madukkarai të qytetit Coimbatore në Tamil Nadu të Indisë kaloi në mënyrë të sigurt shinat e trenit, falë një sistemi paralajmërimi të hershëm të mundësuar nga inteligjenca artificiale. Pamjet e shpërndara nga Departamenti i Pyjeve të Tamil Nadu tregojnë momentin kur elefantët kalojnë shinat pa u rrezikuar nga trenat. “Kalimi […]
“UÇK u financua nga trafikantët e drogës”! Një shkrim i Dimal Bashës nxit reagime në Kosovë
Një punim i vitit 2012, në të cilin bashkëautor ishte edhe kryetari i ri i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, ka nxitur reagime të shumta në Kosovë më 27 gusht. Në punimin me titullin: “Globalizmi në Ballkanin Perëndimor: Krimi transnacional, islami fundamentalist dhe aleancat e padrejta”, thuhej se “sipas rasteve të hetuara, fondet për UÇK-në […]
“Më tha se fëmija s’është i imi”/ Zbardhet dëshmia e shqiptarit që vrau gruan: E kërcënova me thikë!
Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja makabër e shqiptares, Marjoala Nakoleci nga bashkëshorti i saj, Pandeli Nakoleci Volos të Greqisë. Media greke Zougla.gr shkruan çfarë ndodhi në apartamentin ku jetonte çifti dhe momentet e fundit të 36-vjeçares për të shpëtuar. “Ajo vrapoi për të shpëtuar veten”, e nis shkrimin Zougla.gr. “Mora një thikë nga […]
Tanket izraelite rrafshojnë Gazën, evakuimi i pashmangshëm, ndihma bujare për ata që shpërngulen në jug
Evakuimi i qytetit të Gazës është i pashmangshëm. Është ky mesazhi që u përcjell palestinezëve ushtria izraelite, teksa përgatitet të pushtojë qytetin kryesor të enklavës bregdetare ku po depërton gjithnjë e më thellë. Përmes një postimi në rrjetin social X, thuhej se familjet që do të shpërnguleshin në jug do të siguronin ndihma bujare humanitare. […]
Kriza në Gaza, Trump organizon një takim me ish-kryeministrin britanik, Tony Blair
Presidenti Donald Trump ka zhvilluar një takim politik mbi luftën në Gaza me ish-kryeministrin britanik Tony Blair dhe ish-të dërguarin e tij në Lindjen e Mesme, Jared Kushner. Sipas mediave të huaja, treshja dhe zyrtarët e lartë të Shtëpisë së Bardhë diskutuan të gjitha aspektet e Gazës, duke përfshirë përshkallëzimin e shpërndarjes së ndihmës ushqimore, […]
Vrasjet në shkollën në SHBA, Trump urdhëron uljen e flamujve në gjysmë shtizë për nder të viktimave
Presidenti Donald Trump ka nënshkruar një dekret presidencial në nder të viktimave të të shtënave të sotme në një shkollë në Minesota të SHBA-ve. Sipas mediave të huaja, Presidenti, i cili i përshkruan të shtënat si “akte të pakuptimta dhune”, ka urdhëruar gjithashtu që flamujt në Shtëpinë e Bardhë dhe në të gjithë SHBA-në të […]