27 Gusht 2025 Faqeja 26
653 rezultate u gjendën
Rama dekoroi 5 policë për guximin në shuarjen e zjarreve, Proda: Shembulli që na bën krenarë të gjithëve

Rama dekoroi 5 policë për guximin në shuarjen e zjarreve, Proda: Shembulli që na bën krenarë të gjithëve

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, u shpreh krenar për punonjësit e policisë që u dekoruan nga Kryeministri për sakrificën dhe guximin e treguar përballë flakëve të zjarreve. Proda i falenderojë për sakrificën, përgjegjshmërinë, guximin dhe humanizmin që treguan në mbrojtje të jetës së qytetarëve. ‘Këta pesë punonjës policie, të dekoruar […]
Shkoi në Itali si turist dhe u kap duke shitur kokainë, dëbim drejt Tiranës për 21-vjeçarin shqiptar

Shkoi në Itali si turist dhe u kap duke shitur kokainë, dëbim drejt Tiranës për 21-vjeçarin shqiptar

Policia e Shtetit të Ternit ekzekutoi me shpejtësi riatdhesimin nëpërmjet dëbimit me vendim Gjykate që një 21-vjeçari shqiptar të arrestuar pak ditë më parë nga efektivët gjatë një operacioni ku u rrezikua edhe aksidenti rrugor. Pas seancës dëgjimore për të vërtetuar arrestimin, Shtabi i Policisë nisi menjëherë procedurën e dëbimit. Prokurori dhe gjyqtari ranë dakord […]
Pastrim nga ndërtimet pa leje në zonën e mbrojtur/ IKMT në aksion te Kepi i Rodonit

Pastrim nga ndërtimet pa leje në zonën e mbrojtur/ IKMT në aksion te Kepi i Rodonit

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) po vijon aksionin për pastrimin nga ndërtimet pa leje në zonën e mbrojtur. Këtë të mërkurë, IKMT ka ndarë pamje nga Kepi i Rodonit, Durrës, ku po kryhet aksioni i radhës. Pamjet përgjatë vijës bregdetare shfaqin një pjesë të punimeve nga aksioni për këtë zonë, si pjesë e […]
Parakalime të rrezikshme te Rana e Hedhun, gjobiten 4 drejtues automjetesh

Parakalime të rrezikshme te Rana e Hedhun, gjobiten 4 drejtues automjetesh

Njoftimi i Policisë: Shëngjin/ Kryen parakalime të rrezikshme, ndëshkohen me masa administrative 4 drejtues automjetesh. Shërbimet e Policisë Rrugore të Lezhës, pas publikimit të një videoje në portalin “JOQ Albania”, në të cilën shfaqen disa automjete që kryejnë parakalime të rrezikshme në rrugën që të çon te Rana e Hedhun, kanë ndërmarrë menjëherë veprimet për […]
Tarifa hyn në fuqi/ Nga kjo datë kalimi në tunelin e Llogarasë nuk do të jetë më falas

Tarifa hyn në fuqi/ Nga kjo datë kalimi në tunelin e Llogarasë nuk do të jetë më falas

Nga 15 shtatori, drejtuesit e mjeteve që do të përdorin tunelin e Llogarasë do të paguajnë tarifën prej 10 eurosh vajtje-ardhje. Deri në këtë datë, qarkullimi do të vijojë pa pagesë, ashtu siç ishte parashikuar për sezonin turistik. Menaxhimi i pagesave do të kryhet nga Enti Kombëtar i Operimit Rrugor, një shoqëri aksionere me kapital […]
Dasmë e përgjakshme në Turqi! Kunata vret dhëndrin 23 vjeç

Dasmë e përgjakshme në Turqi! Kunata vret dhëndrin 23 vjeç

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në provincën veriore të Giresunit në Turqi, ku një 23-vjeçar humbi jetën aksidentalisht gjatë dasmës së tij, pasi një i ftuar hapi zjarr për të festuar. Sipas agjencisë shtetërore Anadolu, dhëndri ndërroi jetë këtë mëngjes, një ditë pas ceremonisë martesore. Për të shtënat fatale dyshohet motra e nuses, kunata e […]
Bisedimet për paqe me Ukrainën, Rusia kundër propozimeve të Europës: S’do të pranojmë asnjë prezencë të trupave të NATO-s

Bisedimet për paqe me Ukrainën, Rusia kundër propozimeve të Europës: S’do të pranojmë asnjë prezencë të trupave të NATO-s

Rusia ka qëndrim negativ për propozimet evropiane për garanci të sigurisë për Ukrainën dhe nuk do të pranojë asnjë prezencë të trupave të NATO-s në territorin e shtetit fqinj, tha Kremlini më 27 gusht. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, lavdëroi përpjekjet e presidentit amerikan, Donald Trump, për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, duke i […]
“SPAK nuk i jep dosjen Veliajt”, avokatët: I kanë dhënë vetëm një USB që nuk e hap dot në burg

“SPAK nuk i jep dosjen Veliajt”, avokatët: I kanë dhënë vetëm një USB që nuk e hap dot në burg

Avokatët e kryetarit të burgosur të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, kërkojnë që ai të mbrohet si çdo qytetar. Në një reagim në Facebook thuhet se SPAK refuzon t’i vendosë në dispozicion klientit të tyre një kopje fizike të akteve e të fashikujve të dosjes. “Ai e ka bërë këtë kërkesë për të pasur mundësinë […]
Tensione në ajër! Bombarduesit gjermanë përballë avionit rus, prag-përplasje në Baltik

Tensione në ajër! Bombarduesit gjermanë përballë avionit rus, prag-përplasje në Baltik

Avionët luftarakë gjermanë u ngritën në ajër e u vunë në ndjekje të një avioni zbulues rus Il-20 mbi Detin Baltik. Dy Eurofighter u ngritën nga baza ajrore Rostock-Laage në Gjermani, pasi aeroplani rus u diktua me transponderët e tij të fikur dhe pa një plan të sqaruar fluturimi, thotë DW. Incidenti i shtohet një […]
Nesër “vuloset” rezultati i 11 majit, Presidenti pritet të caktojë datën e seancës së parë të Parlamentit të ri

Nesër “vuloset” rezultati i 11 majit, Presidenti pritet të caktojë datën e seancës së parë të Parlamentit të ri

Nesër, në orën 11:30, Komisioni Rregullator do të shpallë rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit. Vendimi kërkon shumicë të thjeshtë dhe mjaftojnë votat e anëtarëve të propozuar nga PS për të certifikuar rezultatin përfundimtar. Zgjedhjet e 11 majit i dhanë Edi Ramës dhe PS-së një mandat të 4-të qeverisës dhe një shumicë të […]