Kryeparlamentari i ri i Kosovës,Spiropali:Mezi pres të fillojmë bashkëpunimin …
Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali ka uruar zgjedhjen e kreut të ri në parlamentin e Kosovës. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Spiropali shkruan se mezi pres bashkëpunimin e ngushtë vëllazëror mes Kuvendit të Shqipërisë dhe Kuvendit të Kosovës për të mirë të qytetarëve. “Urime e sukses Kryetarit të ri, të sapozgjedhur, të Kuvendit të […]
Rregulla të reja për rekrutimet në shkollat profesionale
Pak ditë para nisjes së vitit të ri akademik, Ministria e Ekonomisë ka miratuar rregullat e reja për rekrutimin e stafit në institucionet arsimore të formimit profesional. Me hyrjen në fuqi të ndryshimeve të fundit në udhëzimin për funksionimin e ofruesve publikë të Arsimit dhe Formimit Profesional (AFP), është zyrtarizuar për herë të parë pozicioni […]
Berisha: Projektligji për administratën shtetërore, një paçavure
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një konferencë për mediat ditën e sotme, komentoi projektligjin e qeverisë për administratën duke e quajtur “një paçavure të vërtetë”. “Në rrafshin e teknikës juridike përfaqëson një mjerim total, një zhgarravinë të vërtetë”, tha Berisha. Sipas Berishës, administrata aktuale funksionon mbi bazën e ligjit 90 të vitit 2012, […]
Vijon zjarri në pyllin e Poros në Vlorë për të dytën ditë radhazi
Në pyllin e Poros në Vlorë vijon për të dytën ditë radhazi zjarri që po djeg pishat pranë lagunës së Nartës. Vatrat e zjarrit janë përhapur në një sipërfaqe të madhe pyjore, për shkak të shtrirjes së gjerë që ka kjo zonë. Tymi i dendur ka mbuluar zonën dhe është përhapur drejt qytetit të Vlorës. […]
Përveç ministrave, edhe Behgjet Pacolli te mbledhja e Ramës në Kryeministri
Pas mbylljes së pushimeve zyrtare, Qeveria ka rifilluar aktivitetin, me disa takime të rëndësishme në zyrën e kryeministrit Edi Rama. Sot, më 26 gusht, Rama ka zhvilluar takime me disa ministra, në prag të sezonit të ri parlamentar dhe përgatitjeve për Asamblenë e Partisë Socialiste. Por përveç ministrave, gazetarja Klesiana Omeri raporton për “Klan News” […]
Situata e zjarreve në vend, 4 vatra ende aktive
Qendra Kombëtare Operacionale te Emergjencave Civile (QKOEC) në AKMC raporton se prej orës 09:00, datë 26.08.2025 deri në orën 19:30, datë 26.08.2025 , janë raportuar 12 vatra zjarri nga të cilat 8 janë shuar, 4 janë aktive dhe 1 është në monitorim. Ditën e djeshme datë 25.08.2025, rreth orës 15:00, në fshatin Delisuf, njësia administrative […]
Zgjedhjet, Komisioni Rregullator do të vulos rezultatin e 11 majit të enjten
Merr fund saga e zgjedhjeve, pasi Komisioni Rregullator do të vulos rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit. Mbledhja e komisionit do të mbahet të enjten, më 28 gusht, në orën 11:30. Miratimi i rezultatit nga Komisioni Rregullator i hap rrugë dekretit të Presidentit Barjam Begaj për mbledhjen e parë të Kuvendit të ri. Vendimi i plotë: […]
“Kush vret, do të vritet”, Trump parlajmëron rikthimin e dënimit me vdekje në Uashington
Administrata Trump do të kërkojë dënimin me vdekje në rastet e vrasjeve në Uashington. Kështu ka deklaruar presidenti amerikan, Donald Trump, në mbledhjen e kabinentit. Kushdo që vret në kryeqytet, të gjithë thërrasin të dënohet me vdekje, dënim me vdekje. Nëse dikush vret dikë në kryeqytet, në Uashington ne do të kërkojmë dënimin me vdekje. […]
Situata e zjarreve në vend, ministria e Mbrojtjes: Katër vatra vijojnë të jenë aktive
Ministria e Mbrojtjes ka dhënë një përditësim mbi situatën e zjarreve në vend, duke raportuar për 12 vatra zjarri të regjistruara nga ora 09:00 deri në 19:30 të datës 26 gusht 2025. Prej tyre, 8 vatra janë shuar plotësisht, 4 vijojnë të jenë aktive, ndërsa 1 tjetër është në monitorim të vazhdueshëm. Një nga situatat […]
Aksident me vdekje në Korçë, gruaja përplaset në rrugë
Një grua është përplasur për vdekje nga një makinë në qytetin e Korçës në rrugën që të çon drejt fshatit Voskop. Raportohet se një makinë ka përplasur një grua e cila ishte duke lëvizur me biçikletë ku kishte ngarkuar prodhimet bujqësore. Ajo u dërgua menjëherë në spital për ndihmë mjekësore, por nuk ka mundur të […]