“Shfaqem aty ku s’ta pret mendja”! Me armë gjahu në dorë, çfarë postonte vrasësi i 14 vjeçarit në Maliq
“Mos më kërko unë nuk vij. Por shfaqem kur ty ‘sta pret mendja”. Këto ishin fjalët që autori i vrasjes së 14-vjeçarit në Maliq postonte në rrjetet sociale. E. Guri, autori i vrasjes së E. Xhejo, postonte në Tik Tok edhe foto me armë gjahu. Dy 14-vjeçaret u takuan në një lokal në Maliq, teksa […]
Protesta në të gjithë Serbinë, në Novi Sad thyhen zyrat e partisë së Vuçiçit
Një numër i madh protestuesish janë mbledhur sonte në Beograd dhe para turmës është vendosur një kordon policie që bllokon kalimin drejt objektit të partisë së Aleksandar Vuçiq. Qytetarët u mblodhën para ambienteve të SNS-së në rrugën Knez Milosh, jo shumë larg Shtabit të Përgjithshëm, ku u pritën nga një kordon i policisë. Aktivistët e […]
Rusia, Ukraina dhe territoret: Çfarë thotë e drejta ndërkombëtare?
Në prill të këtij viti, Presidenti i SHBA-së Donald Trump njoftoi se kishte rënë dakord në parim për një traktat paqeje me Rusinë. Asokohe presidenti i SHBA-së tha se marrëveshja me Putinin përcakton që gadishulli i Krimesë, të cilin Rusia e aneksoi, duhet t’i përkasë Rusisë. “Një vendim nga Rusia dhe SHBA-ja mbi Ukrainën është […]
Ekonomia u rrit 3,4%, BSH: Konsumi i familjeve dhe eksportet e mallrave të shërbimit, faktorë kryesorë
Sipas të dhënave të raportuara në Tremujorin III të Politikës Monetare, të përgatitur nga Banka e Shqipërisë, volumi i aktivitetit ekonomik u rrit me 3,4% në tremujorin e parë, i nxitur nga rritja e konsumit të familjeve, investimeve publike dhe private, si dhe nga zgjerimi i eksporteve të mallrave dhe shërbimeve. Drejtori i Departamentit të […]
Pse shkëndijat emocionale po vrasin njerëz?
Nga Kristi Gongo Të lexosh thuajse çdo ditë lajme të rënda, vrasje brenda familjes, dhunë gjatë punës, përplasje fatale mes adoleshentëve, kupton se nuk janë thjesht episode të izoluara. Në çdo lagje e njohim dikë a më shumë që piketohen prej sjelljes jo të hijshme. Por tashmë po del në sipërfaqe edhe boshllëku emocional i […]
Bazë e re ajrore në Rinas, më shumë destinacione dhe vende pune
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) shpalli sot zyrtarisht hapjen e bazës së re të kompanisë ajrore “Ryanair”, e cila do të nisë operimet në prill 2026. Ky zhvillim përbën një tjetër hap të rëndësishëm për infrastrukturën ajrore dhe turizmin në Shqipëri. Në bazën e re do të stacionohen tre avionë Boeing 737-800, të cilët do […]
“Si ndryshoheshin këngët në diktaturë”/ Të pathënat e jetës së Rik Bunecit, nga fëmijëria e deri në ditët e sotme
Sa herë që kalon në rrugën “Myslym Shyri” dëgjohen tingujt e fizarmonikës dhe zëri i mrekullueshëm dhe i ëmbël i këngëtarit, Rik Buneci, që të bën menjëherë për vete. Nga Nga Eva Ikonomi Edhe sot e kësaj dite ai vazhdon të këndojë me gjithë shpirt e me pasionin që nuk i është reshtur gjatë gjithë […]
Ardon Jashari prezantohet te Milani: “Ëndrra ime po bëhet realitet”
Pas negociatave të gjata, mesfushori shqiptaro-zviceran Ardon Jashari është zyrtarisht pjesë e Milanit. Klubi kuqezi e prezantoi para mediave, ku lojtari u shpreh se ky transferim ka qenë gjithmonë dëshira e tij dhe se puna për ta realizuar marrëveshjen ka qenë e gjatë dhe e vështirë. “Të luash për këtë klub sjell presion, por është […]
Korça me strehë për qentë endacakë, nis bashkëpunimi me veterinerët
Në Korçë është duke përfunduar rikonstruksioni i një godine e cila do të shërbejë për strehimin e qenve endacakë, si për për trajtimin e sterilizimin e tyre duke i dhënë kështu zgjidhje një problemi dhjetëravjecar në qytet. “Bashkia Korçë ka përfunduar ndërtimin e qendrës së re që do të shërbejë për trajtimin e qenve endacakë. Në […]
‘Digjemi çdo vit nga zjarret’, Tomorri: Rama po përzë dhe ato pak njerëz në fshatra
Gazetari Klodian Tomorri gjatë një interviste televizive ka komentuar situatën e zjarreve në vend dhe komentet e sotme të Edi Ramës. Gjatë bisedës me moderatoren Armela Ferko, Tomorri u shpreh se, zjarret dhe përmbytjet e përvitshme që po ndodhin në Shqipëri, po largojnë edhe ata pak njerëz që kanë mbetur nëpër fshatra. ‘Unë nuk mbaj […]