Restaurohet rrethimi i Parkut Kombëtar të Butrintit sipas projektit të viteve `60
Në Parkun Kombëtar të Butrintit përfundoi restaurimi i rrethimit. Rrethimi ishte projektuar nga arkitekti Gani Strazimiri në vitet ’60. Pas më shumë se dy dekadash pa ndërhyrje të rëndësishme, ky element i infrastrukturës është rikthyer në gjendjen e tij të plotë funksionale dhe estetike. Procesi është kryer duke përdorur materiale origjinale dhe duke respektuar konceptin […]
“Fillo falju Allahut, fundi i perandorisë tuaj”, Kokalari: Berisha i dërgon të huajve gënjeshtra për Irfanin
Evi Kokalari thotë se Sali Berisha iu dërgon të huajve gënjeshtra, ndërkohë që nuk guxon të thotë një fjalë për Sazanin. “Ja me çfarë merret Sali Berisha! Ju dërgon të huajve gënjeshtra absurde për median e Irfanit, duke dërguar detaje dhe për Kristaq Ramën, ama Sazani – asnjë ide nuk ka ndërkohë që s’ka ngelur […]
Digjet Delvina/ Banorët kalojnë natë paniku, 10 prej tyre shtrohen në spital, vatrat vijojnë aktive
Gjatë natës në kushtet e krijuara nga zjarri dhe tymi në Delvinë rreth 10 qytetarë, ku 4 prej të cilëve nga forcat e ushtrisë kanë marrë ndihmë mjekësore nga asfiksia, në mjediset e Kinotetatrit ku u vendos përkohësisht spitali. Një natë tmerri dhe frike ishte kjo që kaloi për Delvinën. Lufta me zjarrin ishte heroike. […]
FOTO-LAJM/ Zjarret masive në Delvinë, pas një nate ferri ushtarë të rraskapitur pushojnë në tokë
Një natë tmerri për qytetarët e Delvinës, teksa një zjarr masiv përfshiu zonën kodrinore në afërsi të qytetit, duke u përhapur me shpejtësi për shkak të erës dhe terrenit të vështirë. Pas një nate dramatike me flakë që rrezikuan qytetin, Delvina zgjohet nën pasojat e një prej zjarreve më të mëdha të viteve të fundit. […]
Bie në prangat e policisë 19-vjeçari/ Pas konfliktit për motive pronësie, djeg ullishtet, i dënuar për lëndë narkotike
Nga hetimet e deritanishme rezulton se ai ka ndezur zjarr në fshatin Barkanesh, si pasojë e konflikteve me fqinjët, për motive pronësie. Nga përhapja e flakëve në territorin e fshatit, janë djegur sipërfaqe toke të konsiderueshme, të mbjella me ullinj. Si rezultat, u vu në pranga shtetasi E. D., 19 vjeç, banues në këtë fshat. […]
Vdekja e Eqrem Çabej – Humbja e një kolosi të gjuhësisë shqiptare
Më 13 gusht 1980, shkencat albanologjike humbën një prej figurave më të shquara të tyre, Eqrem Çabejn. I lindur në Gjirokastër në vitin 1908, Çabej u arsimua në shkollat më të mira të kohës në Vjenë dhe Grac, duke e përqendruar punën e tij jetësore në gjuhësinë historike dhe krahasuese. Në dekada pune të palodhur, […]
Rënie drastike e lindjeve, mbi 35% në Shkodër, Korçë e Dibër!
Disa njësi administrative dhe bashki të vogla do të rrezikojnë të mbeten vetëm toponime ne një të ardhme jo të largët nga rënia e fortë e lindjeve sidomos në katër vitet e fundit. Të dhënat e krahasueshme të INSTAT tregojnë së ndërmjet 6 mujorit të parë 2021 dhe atij 2025 lindjet kanë pësuar rënie drastike […]
Situata me zjarret/ Ministri Vengu mbledhje me drejtuesit vendorë dhe të Ushtrisë
Pas situatës së vështirë me zjarret e mbrëmjes së të martës në Delvinë, ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ka mbledhur në orët e vona, duke gdhirë e mërkura, strukturat e Emergjencave dhe Ushtrisë si dhe strukturat drejtuese vendore. “Në Delvinë, së bashku me Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA – Gjenerallejtënant Arben Kingji dhe […]
Meta kërkon lirimin nga burgu,sot seanca në GJKKO për ndryshimin e masës së sigurisë
Ditën e sotme Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) do të zhvillojë seancën për shqyrtimin e kërkesës së ish-presidentit Ilir Meta, për ndryshim të masës së sigurisë. Seanca do të nisë në orën 10:00 dhe kërkesa do të shqyrtohet nga gjyqtari Erjon Çela, kjo për shkak se javën e kaluar gjyqtari […]
“Kujdes me financat”, si parashikohet Horoskopi për sot
Dashi – Ndikimi i planetëve do jete mjaft pozitiv sot. Do ndiheni mjaft mirë në krahët e atij qe dashuroni dhe çdo gjë do shkojë ashtu si e keni ëndërruar prej kohësh. Beqarët do jenë të vendosur të gjejnë një person për ta pasur në krah dhe do ia arrijnë qëllimit. Financat duhet t’i menaxhoni […]