Koncerti i Orkestrës Frymore të Durrësit, pjesë e aktiviteteve këtë sezon turistik
Orkestra Frymore e Durrësit dha një koncert emocionues në sheshin “Liria”, për qytetarët dhe turistët, që zgjedhin Durrësin si destinacion. Koncerti i Orkestrës Frymore të Durrësit u zhvillua mbrëmjen e datës 4 gusht, ndërsa solli pjesë festive nga autorë shqiptarë dhe të huaj si: P.Jakova, F.Ibrahimi, Bizet, Shostakovich, Beethoven, Morricone, The Beatles, etj. Kryetarja e […]
Janar – korrik 111.427 vizitorë në Qendrën Muzeore Krujë
Qendra Muzeore Krujë ka pritur 111.427 vizitorë gjatë 7-mujorit të parë të vitit 2025. Qendra muzeore shprehet se është një rritje prej rreth 30 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar! “Muzeu “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” është vizituar nga mbi 95.000 vizitorë, ndërsa Muzeu Etnografik nga mbi 16.000 vizitorë. Faleminderit të gjithëve […]
Vuçiç udhëton për në Kinë në shtator, pse presidenti serb po lufton të rregullojë imazhin para liderëve botërorë
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, njoftoi një udhëtim në Kinë dhe një takim me Presidentin Xi Jinping në shtator. Megjithatë, ekziston mundësia e një takimi me presidentët e Rusisë, Vladimir Putin, dhe SHBA-së, Donald Trump. “Nga 1 deri më 6 shtator, do të jem në Kinë për pesë ditë. Ndoshta edhe Putini do të jetë […]
Rekordi- Europa dha 4.5 mijë leje për studentët dhe kërkuesit shqiptarë në dy vite
Foto ilustruese TIRANË-Europa dhe sidomos Gjermania kanë rritur ndjeshëm numrin e lejeve për studentët dhe kërkuesit shqiptarë gjatë viteve të fundit. Eurostat raportoi se në vitin 2023 dhe 2024 ka dhënë përkatësisht 2,278 dhe 2,218 leje për studentët dhe kërkuesit shqiptarë, ose rreth 4.5 mijë në total për dy vjet. Në krahasim me vitet e […]
Pritet aksion i SPAK, arrestime në radhët e policisë, ja detajet
Një aksion i fortë dhe i shumëpritur nga Prokuroria e Posaçme (SPAK) pritet të tronditë themelet e strukturave të rendit në vend. Burime të sigurta bëjnë me dije se pritet të ketë arrestime në radhët e Policisë së Shtetit, ku të rrezikuar janë efektivë dhe drejtues të lartë që kanë rënë në përgjime me eksponentë […]
Sulmohet kamioni me ushqime në Gaza, 20 viktima, debate të ashpra në OKB
20 persona humbën jetën dhe dhjetëra të tjerë u plagosën gjatë natës kur një kamion që transportonte mallra për në Gaza u përmbys në Deir al-Balah, në pjesën qendrore të enklavës. Ende nuk është e qartë nëse kamioni ishte i destinuar për tregtarët apo për një organizatë humanitare. Sipas gazetës nga Katari, Al-Araby Al-Jadeed, kamioni […]
De Bruyne e nis me vrull: Me Conten trajner do të fitoj trofeun e 25-të
6 Gusht 2025 7:30 Alfred Lleshi “Me Conten fitoj 25”. Ky është titulli kryesor i faqes së parë të numrit të sotëm të “Corriere dello Sport”, dedikuar Kevin De Bruyne, duke iu referuar një interviste ekskluzive që kampioni belg ka dhënë për gazetën në fjalë, ku deklaron: “Deri tani kam fituar 24 trofe. Tashmë dua […]
Çfarë po ndodh?! Thomas Muller kthehet në stërvitje me Bayern Munich…
6 Gusht 2025 7:36 Alfred Lleshi Edhe pse vetëm në mënyrë të përkohshme dhe thuajse simbolike, Thomas Müller është rikthyer te Bayern Munich. Sulmuesi legjendar gjerman, në pritje të njoftimit zyrtar për transferimin e tij në MLS, me Vancouver Whitecaps si destinacionin më të mundshëm, është stërvitur me skuadrën bavareze, e cila po përgatitet për […]
Marcus Thuram feston 28-vjetorin. Titullar i padiskutueshëm tek Interi, por jo aq te… Franca
Për të dytën verë me radhë, Marcus Thuram është në shënjestrën e klubeve të mëdha. Por ndoshta, për të dytën verë me radhë, ai do të qëndrojë tek Interi, pas një sezoni të mirë, ndonëse jo të jashtëzakonshëm, duke lënë mënjanë goditjen brilante me thembër kundër Barcelonës, që mund t’i kishte sjellë interesime nga klubet […]
Duel vere mes Gonzalo García dhe Endrick; cili do të qëndrojë me Xabi Alonson?
Vera e Real Madridit sillet rreth një vendimi kyç për repartin ofensiv: cili do të qëndrojë mes Gonzalo García dhe Endrick? Dy talente të rinj, dy profile të ndryshme dhe vetëm një vend i sigurt në skuadrën e Xabi Alonsos. Plani fillestar i drejtuesve madrilenë parashikonte huazimin e Endrick, për t’i garantuar 19-vjeçarit vazhdimësi dhe […]